Lajme Hyr

Lajme › Kosova dhe Rajoni

Brukseli thërret Kosovën e Serbinë në dialog

Brukseli thërret Kosovën e Serbinë në dialog

Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë. Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel, njofton komunikata ministrore. Sipas njoftimit, Tahiri do të udhëheqë delegacionet e Kosovës në takimet trilaterale për çështjet e telekomit dhe…

·

Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë.

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel, njofton komunikata ministrore.

Sipas njoftimit, Tahiri do të udhëheqë delegacionet e Kosovës në takimet trilaterale për çështjet e telekomit dhe të kadastrit.

“Këto takime janë thirrur pas këmbënguljes së vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës që të mos zvarritet tutje nga ana e Serbisë zbatimi i marrëveshjes për telekomin përkatësisht çështja e kodit shtetëror për Kosovën”, shkruan në deklaratën e lëshuar nga ministria.

“Qëllimi i thirrjes së këtyre takimeve nga ana e BE-së është që të përshpejtojë zbatimin e këtyre marrëveshjeve fillimi i zbatimit të të cilave ende nuk ka filluar”.

Bazuar në marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë, është dashur që me 1 mars Kosova ta marrë kodin e vet telefonik ndërkombëtar +383.

Aplikimin në emrin e Kosovës në ITU e ka bërë Austria. Por deri më tash, Kosova vazhdon të mos ketë kod telefonik dhe krejt kjo pas pengesave që ka nxjerrë Serbia.

335 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?