Kosovë, votohet qeveria ‘Mustafa’. Ja kabineti

Parlamenti i Kosovës votoi sot qeverine e re udhëhequr nga ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.Në nisje të seancës, Mustafa ka prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit te ri qeveritar, drejtuar prej tij. Pas kalimit per votim, me 73 vota pro…
Ndaje
Parlamenti i Kosovës votoi sot qeverine e re udhëhequr nga ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.
Në nisje të seancës, Mustafa ka prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit te ri qeveritar, drejtuar prej tij.
Pas kalimit per votim, me 73 vota pro, 38 kunder dhe 2 abstenim u miratua edhe qeveria e re e Kosoves.
Mustafa është shprehur i mllefosur me votat kundër që i kanë ardhur nga bashkëpartiakët e tij.
“Falënderoj për këtë besim për të gjithë ju që më votuat, ata që votuan kundër dhe abstenuan sepse është e drejtë e secilit që të votojnë.
Natyrisht se kjo vlen për të gjithë ju, por jo edhe për deputetët e LDK-së”, tha Mustafa në fjalimin e tij të parë të mbajtur si kryeministër në Kuvend.
Seanca nisi me vone nga parashikimi, per shkak te nje marreveshjeje te fundit te bere me listen serbe, te cilet nje dite me pare e bene te pamundur votimin.
Kabineti i ri
Kryeministër i Republikës së Kosovës – Isa Mustafa zv. kryeministër Parë – Hashim Thaçi zv. kryeminister – Kujtim Shala, Branimi Stjonavic zv.kryeminister.
PDK
1. Ministër i Punëve të Jashtme – Hashim Thaçi
2. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arsim Bajrami
3. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Memli Krasniqi
4. Ministria e Diasporës – Valon Murati
5. Ministria e Drejtësisë – Hajredin Kuci
6. Ministria e Integrimit Evropian – Bekim Qollaku
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Blerand Stavileci
8. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Ferid Agani
9. Minister i Shtetit dhe Udhëheqës i dialogut teknik Kosovë-Serbi – Edita Tahiri
LDK
1. Ministria e Punëve të Brendshme – Skender Hyseni
2. Ministria e Shëndetësisë – Imet Rrahmani
3. Ministria e Infrastrukturës – Lutfi Zharku
4. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Hikmete Bajrami
5. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Haki Demolli
6. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala
7. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Arban Abrashi
8. Ministria e Financave – Avdulla Hoti
Minoritetet
1. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Aleksandër Jablanoviq
2. Ministria për Komunitete dhe Kthim – Sllobodan Petroviq
3. Ministra e Administratës Publike – Mahir Yagcila.
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.