Lajme Hyr

Lajme › Kronike

Parma, shkatërrohet banda e drogës italo-shqiptare

Parma, shkatërrohet banda e drogës italo-shqiptare

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare. Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë 7 shqiptare, mes tyre dhe tre italianë. Pas një operacioni të zhvilluar në Parma, policia italian bëri të mundur sekuestrimin e 60 kilogramë drogë, të…

·

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare. Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë 7 shqiptare, mes tyre dhe tre italianë.

Pas një operacioni të zhvilluar në Parma, policia italian bëri të mundur sekuestrimin e 60 kilogramë drogë, të llojit heroinë.

Përkatësisht janë arrestuar Artur Bregu, Velino Koroveshi, Lauert Greca, Gezim Hasa, Denis Tafili, Ded Bajraktari, Bledar Brahimi, Marcello Panariti, Davide Cavalli dhe Tommaso Villirillo.

Sipas informacioneve që përcjellin mediat italiane, bëhet e ditur se vlera e drogës së bllokuar kapte shifrat e 20 milion eurove. Ndërkohë, mësohet se droga importohej nga Shqipëria.

E gjithë veprimtaria e bandës kriminale operonte në një mënyrë tepër të veçantë, pasi anëtarët e saj paraqiteshin sikur kishin një shoqatë. Shoqata mbulonte kështu të gjitha veprimtaritë kriminale, pasi në fakt aty kishte një laborator të përpunimit të drogës.

"Truri" I bandës sipas policies italiane ishte Artur Bregu, I cili në dukje bënte një jetë të qetë dhe të htjeshtë, por ishte organizatori i rrjetit të madh. Kryesisht droga shpërndahej në rrugët e Parmas dhe Reggio Emilia.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?