Lajme
21°Tiranë
Hyr

Lajme › Kronike

Milano, bllokohen 10 mijë pako me dizifektant shqiptar

Milano, bllokohen 10 mijë pako me dizifektant shqiptar

Guardia di Finanza e Milanos në Itali sekuestroi rreth 10 mijë pako me dy lloje xheli që shitej si antiviral dhe antibakterial, por pa autorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë. GdF raportoi se ka vënë në ndjekje penale administratorin e një…

·

Guardia di Finanza e Milanos në Itali sekuestroi rreth 10 mijë pako me dy lloje xheli që shitej si antiviral dhe antibakterial, por pa autorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

GdF raportoi se ka vënë në ndjekje penale administratorin e një farmacie dhe prodhuesin e një prej dezinfektuesve të akuzuar për mashtrim.

Një nga xhelet ishte prodhuar në Shqipëri dhe GdF, pasi identifikoi rrjetin e shpërndarjes, sekuestroi paketat në 7 farmaci të tjera të Milanos të cilat ndërkohë i kishin tërhequr nga shitja.

Dezinfektuesi tjetër ishtë prodhuar në rrethinat e Milanos. Forcat e rendit hynë në fabrikën e prodhimit, ku zbuluan se pronari, i cili kishte kuptuar mungesën e autorizimit, kishte bllokuar tashmë shpërndarjen për disa ditë. 

726 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?