Lajme
11°Tiranë
Hyr

Lajme › Aktualitet

Përgjimet, Fevziu zbulon në ’Opinion’ emrat e politikanëve të survejuar nga SHISH

Përgjimet, Fevziu zbulon në ’Opinion’ emrat e politikanëve të survejuar nga SHISH

Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar figurat publike dhe politike që janë përmendur së fundi në media si kryeministri Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta apo kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjatë periudhës dhjetor 2012- korrik 2014.Emisioni "Opinion" i Blendi Fevziut…

·

Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar figurat publike dhe politike që janë përmendur së fundi në media si kryeministri Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta apo kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjatë periudhës dhjetor 2012- korrik 2014.

Emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut ka zbardhur sot detaje nga raporti i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, i cili kaloi në sitë punën e SHISH. 

Në emision janë zbuluar disa nga të dhënat e raportit, ku përfshihen datat e përgjimit si dhe disa nga emrat e parlamentarëve që kanë qenë nën survejim. 

Sipas informaioneve të publikuara  në emsion, rezulton se politikanët e njohur janë përgjuar përmes personave të tjerë të cilët me urdhër të prokurorit kanë qenë më parë në përgjim. 

Në listë rezultojnë gjithashut edhe Ilir Rusmali e Astrit Patozi, por edhe i ndjeri Sokol Olldashi. Ndërsa nga e majta, janë ministi i Brendshëm Sajmir Tahiri, ai i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj, por edhe deputetët Taulant Balla, Tom Doshi e Paulin Sterkaj. 

Të përgjuar janë edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Gjatë emisionit të sotëm është zbuluar edhe një pjesë e bisedës mes Vangjel Dules, kreut të PBDNJ-së dhe Vasil Bollanos. Këta të fundit janë përgjuar para marrëveshjes zgjedhore të Ramës e Metës.

Gjithsesi, mësohet se raporti shprehet se përgjimi nuk ka qenë i qëllimshëm për ta, por se kanë rënë pre e aparaturës, në momentin kur kanë biseduar me elementët e vënë nën monitorim prej këtij shërbimi. 

Politikanët janë përgjuar indirekt ndërsa disa gazetarë janë përgjuar në mënyrë direkte. Emrat e gazetarëve të përgjuar nuk janë publikuar ende. 

Sipas të dhënave të transmetuara në “Opinion”, politikanët e përgjuar janë:

Nga e majta
Edi Rama 
Ilir Meta 
Sajmir Tahiri 
Erjon Veliaj 
Tom Doshi 
Paulin Sterkaj 
Armando Prenga 
Taulant Balla 
Ben Blushi 
Besnik Bare 
Pjerin Ndreu 
Mark Frroku 
Ilir Beqaj 

Nga e djathta
Lulzim Basha 
Ilir Rusmali 
Astrit Patozi 
Sokol Ollashi.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?