Rama thekson luftën kundër korrupsionit në konferencën me Von der Leyen, duke iu referuar skandalëve

Në takimin me Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama shprehu se institucionet shqiptare po luftojnë korrupsionin, duke iu referuar rasteve Balluku, Agasi dhe skandalit në SHISH.
Ndaje
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Takimi ndodhi në një periudhë kur qeveria përballet me debat të fortë politik për shkak të disa zhvillimeve.
Në sfond të bisedave ndodhen çështjet që lidhen me Belinda Ballukun, Ergys Agasin dhe skandalin në SHISH, të cilat Rama i prezantoi si prova se sistemi institucional tashmë po vepron kundër korrupsionit. Ai i dha fund spekulimeve duke i treguar zhvillimet në drejtësi si dëshmi të progresit.
Rama deklaroi se "bilanci i përpjekjes madhore që Shqipëria po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit" është një pikë e palëvizshme në agjendën e vendit dhe të Bashkimit Europian. Sipas tij, "deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin".
Kryetari i qeverisë ripërsëriti të njëjtën tezë që kishte përdorur më 27 shtator, pas shpërthimit të skandalit në SHISH, duke theksuar se korrupsioni mbetet problem, por ndryshimi qëndron në ekzistencën e institucioneve të pavarura që hetojnë, akuzojnë dhe gjykojnë.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.