SHISH, Visho Ajazi: Nuk kemi përgjuar persona publikë, rrezikohemi nga xhihadizmi

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka reaguar sot në lidhje me akuzat se institucioni që ai drejton ka përgjuar persona publik.Në deklaratë e tij, Ajazi mohon këto akuzua duke theksuar se SHISH vepron në përputhje të plotë…
Ndaje
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka reaguar sot në lidhje me akuzat se institucioni që ai drejton ka përgjuar persona publik.
Në deklaratë e tij, Ajazi mohon këto akuzua duke theksuar se SHISH vepron në përputhje të plotë me ligjet. Ajazi shprehet se sulmet ndaj SHISH kanë për qëllim denigrimin e kësaj agjencie të rëndësishme.
“Ditët e fundit Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) edhe një herë tjetër është vënë në shënjestër të goditjeve të mediave të ndryshme, përmes deklarimit të të pavërtetave lidhur me aktivitetin e tij ligjor.
Duke sqaruar se SHISH nuk e ka në natyrën e punës së tij të bëjë publike veprimtarinë e vetë, për hir të së vërtetës dhe mbrojtjes së punës së tij, n’a lejoni t’i bëjmë me dije gjithë opinionit publik shqiptar se institucioni ynë ka vepruar, vepron dhe do të veprojë gjithmonë vetëm në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet normative që rregullojnë këtë veprimtari.
“Janë tërësisht dezinformuese e denigruese informimet se qenkan përgjuar nga SHISH, në mënyrë të paligjshme, persona publikë të profileve të ndryshëm apo ndonjë qytetar tjetër.
Është shumë e qartë se ata persona që servirin këto lloj informacionesh në media, dhe për fat të keq edhe botohen pa marrë asnjë masë verifikuese, kanë qëllimin e mbrapsht t’a denigrojë këtë agjenci të rëndësishme të sigurisë kombëtare, t’a pengojë dhe shkurajojë në punën e saj aq të dobishme dhe të vështirë”, ka thënë ai.
Rreziku nga nga xhihadizmi
Shërbimi Informativ Shtetëror lëshon alarmin për rrezikun që sipas këtij institucioni i kanoset sigurisë kombëtare të vendit.
“Duke qenë të ndërgjegjshëm se ka shumë për të bërë në drejtim të rritjes së profesionalizmit në SHISH, ne po punojmë me vetëmohim dhe jemi në krye të punëve tona për t’i shërbyer vendit në këto kohë të vështira për sigurinë kombëtare dhe asaj globale, e cila rrezikohet nga forcat e errëta të xhihadizmit ndërkombëtar, ku Shqipëria dhe SHISH në veçanti janë të angazhuara në vijën e parë të kësaj lufte.”
Ky është paragrafi që mbyll deklaratën për shtyp të Shërbimit Informativ Shtetëror. Por, me sa duket, ky paragraf do të hapë të paktën shumë hamendësime në lidhje me rreziqet e mundshme që Shqipëria ka nga terroristët dhe terrorizmi.
Aq më tepër që SHISH-i është i vetmi institucion që ka artikuluar kaq hapur dhe kaq fort rrezikun xhihadist për vendin tonë, kur asnjë tjetër nuk është shprehur.
Madje, shumë zyrtarë të lartë dhe të institucioneve e kanë minimizuar përfshirjen e shqiptarëve në luftërat e shenjta në Lindjen e Mesme apo edhe rrezikun që vjen prej tyre.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.