Lajme Hyr

Lajme › Kosova dhe Rajoni

Kosovë, të gjithë kundër Lubonjës

Kosovë, të gjithë kundër Lubonjës

Drejtuesit e AAK-së, por edhe partive të tjera, kanë reaguar ndaj deklaratave te Fatos Lubonjës, i cili e quajti vrasës Ramush Haradinajn, ish-komandantin e Zonës Operative te Dukagjinit.Në rrjetet sociale kanë reaguar Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, anëtarët…

·

Drejtuesit e AAK-së, por edhe partive të tjera, kanë reaguar ndaj deklaratave te Fatos Lubonjës, i cili e quajti vrasës Ramush Haradinajn, ish-komandantin e Zonës Operative te Dukagjinit.

Në rrjetet sociale kanë reaguar Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, anëtarët e Kryesisë; Ernest Luma e Avni Arifi dhe shume prej drejtuesve lokalë të kësaj partie

Në Twitter ka reaguar edhe Memli Krasniqi, anëtar i PDK-së dhe Ministër aktual i Kulturës.
“A ke turp o Fatos Lubonja për deklaratat e sëmura që bën kundër çlirimtarëve të Kosovës? Skizofreninë tënde s’mund t’ia mveshësh kombit tënd!”, shkruan Krasniqi.

Një reagim ka ardhur edhe nga Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku.

“Shokuese deklarata e Lubonjës! Pa fjalë!”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ernest Luma, ndërkaq shfaqet shumë më i ashpër; ai e fyen publicistin shqiptar duke e quajtur “nëna e viçit”.
Avni Arifi thotë se Lubonja gjithmonë ka mbajtur qëndrime antishqiptare.

Kurse Burim Ramadani habitet se si mund të akuzohet dikush si vrasës kur ai është shpallur dy herë i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare.
Vlen të theksohet se ende nuk ka një reagim zyrtar të AAK-së.

354 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?