Lajme Hyr

Lajme › Kosova dhe Rajoni

Albright: Ajo ç’fare bëmë në Kosovë ishte e drejtë

Albright: Ajo ç’fare bëmë në Kosovë ishte e drejtë

Ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright deklaroi se ishte e drejtë ajo që është bërë në Kosovë në vitin 1999, për te ndalur spastrimin etnik."Ajo që në fund kemi bërë në Kosovë, për ndaljen e spastrimit etnik, sipas mendimit…

·

Ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright deklaroi se ishte e drejtë ajo që është bërë në Kosovë në vitin 1999, për te ndalur spastrimin etnik.
“Ajo që në fund kemi bërë në Kosovë, për ndaljen e spastrimit etnik, sipas mendimit tim, ishte e drejtë”, tha Albright, në intervistën e botuar në numrin e sotëm të javores çeke Tyden.
“Besoj në paqe, por nuk jam pacifiste. Mendoj se ndonjëherë duhet ta përdorni dhunën për t’i ndalur vrasjet. Ekziston doktrina e përgjegjësisë për të mbrojtur, pasi qeveria duhet t’i mbrojë njerëzit e vet, e nëse këtë nuk e bën, atëherë këtë duhet ta bëjë bashkësia ndërkombëtare, që nuk do të thotë se çdo herë duhet bërë me forcë”, tha Madeleine Albright.
E pyetur për çështjen e privatizimit të Telekomit të Kosovës, ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, tha se nuk mund te flas pasi eshte ende mesi i procesit.
“Ne investojmë ketu e shtatë vite edhe në vende të tjera, në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, në tregjet e ndryshme në zhvillim, ku mungon infrastruktura. Këtë e bëjmë për të ndihmuar”.
Biseda me zonjën Albgirht u bë me rastin e daljes në shitje të librit të saj të ri “Dimri i Pragës”.

394 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?