Krimineli i luftës do të udhëheq ushtrinë serbe

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka emëruar shef të ushtrisë së Serbisë gjeneralin Lubisa Dikovic, i cili ka udhëhequr ushtrinë serbe gjatë kohës së luftës në Drenicë, në të cilin rajon ushtria dhe policia serbe kreu krimet më të tmerrshme…
Ndaje
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka emëruar shef të ushtrisë së Serbisë gjeneralin Lubisa Dikovic, i cili ka udhëhequr ushtrinë serbe gjatë kohës së luftës në Drenicë, në të cilin rajon ushtria dhe policia serbe kreu krimet më të tmerrshme në Kosovë.
Dikovic ishte komandant i Brigadës 37 të ushtrisë jugosllave, e cila vepronte në territorin e Drenicës dhe është përgjegjëse për krimet e kryera në këtë rajon.
Për krimet e kryera në Kosovë, Dikovic ishte dekoruar me medalje nga kryerkrimineli i Serbisë, Sllobodan Milloshevic.
Ndryshe, gjatë luftës së fundit në Kosovë, vetëm në rajonin e Drenicës janë vrarë dhe zhdukur mijëra shqiptarë, për të cilat krime Dikovic do duhej të ishte duke vuajtur dënimin në Tribunalin e Hagës.
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.