Lajme Hyr

Lajme › Kosova dhe Rajoni

Autokolona e KFOR-it hyn në Jarinjë, "me leje" të serbëve

Autokolona e KFOR-it hyn në Jarinjë, "me leje" të serbëve

Një autokolonë e KFOR-it, me leje të serbëve ka kaluar pranë barrikadave në pjesën veriore të Mitrovicës dhe nëpërmjet Zveçanit ka arritur në Jarinjë pa asnjë problem, raportojnë mediat serbe.Në kolonë thuhet se veç autovinçit ishin edhe dy makina "Hummer"…

·

Një autokolonë e KFOR-it, me leje të serbëve ka kaluar pranë barrikadave në pjesën veriore të Mitrovicës dhe nëpërmjet Zveçanit ka arritur në Jarinjë pa asnjë problem, raportojnë mediat serbe.
Në kolonë thuhet se veç autovinçit ishin edhe dy makina ”Hummer” dhe një kamion të shoqëruara nga një automjet i policisë së Kosovës.
Zyrtarë të KFOR-it, thonë se kalimi i konvojit është bërë sipas procedurave të rregullta dhe se situata atje vazhdon të jetë e qetë.
Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Noviciki, po ashtu tha se nuk i dinë arsyet për ndalesën e kolonës së KFOR-it sot në Zveçan.

561 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?