Jump to content
Veriu Forum
Eduart Gjergji

Jeni në ankth më shumë se unë", Sara reagon pas komenteve ofenduese në shtatzëni

Recommended Posts

Sara Hoxha ka reaguar ndaj komenteve negative që ka marrë gjatë periudhës së shtatzanisë. Sara dhe Ledri pritet të bëhen prindër për herë të parë së shpejti, ndërsa aktualisht ndodhen në Gjermani, pasi pritet që vogëlushja të vijë në jetë atje.

E përballur nga komente të tipit “Nuk je e para që ngel shtatzënë”, “Sikur vetëm ti je shtatzënë”, “Na lodhe”, Sara ka vendosur që më në fund të reagojë. Përmes një postimi në Instastory, Sara shkruan se nuk e kupton se përse njerëzit po lodhen më shumë se ajo nga pritja e ëmbël.

“O njerëz të dashur dhe të mirë! E kuptoj se jeni në ankth më shumë se unë për lindjen time por s’kemi ç’të bëjmë do presim edhe pak. Por vetëm diçka nuk kuptoj, ju që më thoni “Na lodhe, na lodhe”, pse po lodheni më shumë se unë?

Apo më doni kaaaq shumë saqë doni të merrni nga lodhja ime? Unë e di që për të pjell, pjell lopa. Kështu që shumë shumë faleminderit për dashurinë.”, ka shkruar Sara

Screenshot_2020-12-05_193545.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Please sign in to comment

You will be able to leave a comment after signing in



Sign In Now

×
×
  • Create New...