Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
GenTo

Shakaja e dites dhe thenie te politikaneve tane...

Recommended Posts

 

SHAKA

Dje per 5 Maj Berisha beri homazhe tek Varrezat e Deshmoreve. Ne fjalimin para veteraneve ai premtoi zbardhjen e vrasjeve te 28 mije deshmoreve, dhe akuzoi prokurorin Sollaku per mos zbulimin e tyre.

2. Dje Jozefina Topalli i tha kryeparlamentarit austriak se Shqiperia do te bllokoje trafikun e vajzave per ne BE. Me vone, parlamentaret austriake (burrat) votuan pro pranimit te Shqiperise ne BE.

 

 

 

 

 

THENIE APO GAFA

1. "...duhet të ndiejnë skuqjen dhe turpin për rrugët e Shqipërisë, të Londrës apo të Parisit që skuqen me gjak shqiptar apo jo shqiptar nga vrasës shqiptarë..."-Sali Berisha

 

2. "Asnjë komb në Europë nuk u përkul në një mënyrë kaq të pamëshirë sa ç’u përkulën qytetarët e Lushnjës, Tropojës."-Sali Berisha

 

 

 

privat.gif

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 08/05/06

 

1. Ne Dubrovnik kete fundjave Dick Cheney lavderoi arritjet e ministrit Mediu. Ky i fundit i gezuar e ftoi z. Cheney per gjueti ne rrethinat e Tepelenes, ku fatmiresisht shperthyen vetem 6 depo.

 

 

 

 

 

 

THENIE APO GAFA

1. "...s’është me një anë medalja, ajo ka dy, ndaj dhe ne si vend dhe si komb, në qoftë se duam të kemi të ardhme, ne duhet të qëndrojmë ndaj këtij fenomeni..."-Sali Berisha

kermill.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Shakaja e dites

 

Nikoll Lesi po pergaititet te festoje pervjetorin e 15 te "Koha Jone". Berisha refuzoi ftesen dhe tha se do te shkonte vitin tjeter ne pervjetorin e saj te 10-te (1997-2007)... por kete rradhe pa cakmak.user posted image

 

P.S Kujtojme qe ne mars te vitit '97 redaksia e gazetes 'Koha Jone' u dogj plotesisht nga elemente te 'SHIK'-ut

 

 

THENIE APO GAFA

"Jam këtu, për t’iu drejtuar qytetarëve shqiptarë dhe ju, totalisht me një sens apartiak. Po pse e them këtë? Sepse dua të jem shumë i sinqertë me ju."-Sali Berisha

politik.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

FOTO DHE KOMENTE

I Vetmuar, i Merzitur apo i "Vecante"...

Kjo foto pasqyron takimin e Dubrovnikut te fundjaves se kaluar. Shikoni dallimin apo "origjinalitetin" e Kryeministrit shqiptar ne krahasim me personat e tjere ne fotografi. Le ti trajtojme ato nga lart poshte: 1. Te gjithe shohin drejt nga aparati, Berisha jo (ku sheh xhanem). 2. Shikoni si i ka palos turite, e ka fut buzen komplet brenda (pak musteqe mbi buze do i shkonin shume). 3. Te gjithe kane 2 stema ne xhakete, Berisha nje. 4. Berisha ka shami ne xhepin e xhaketes (modern i madh, vjen nga vendi i plehrave). 5. Te gjithe i kane duart e leshuara poshte, Berisha te mbledhura. Gjithsesi duket me mire se Genc Ruli ne profil.

dick.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

THENIE APO GAFA

1. "Në asnjë vend tjetër, krimi i organizuar s’ka goditur tetë policë në një ditë."-Sali Berisha

 

 

 

SHAKAJA E DITES - 10/05/06

 

1. Javen e kaluar, ne Selanik, Lulzim Basha ra ne dashuri me nje deputete greke. Ajo ishte lesbike tongue.gif tongue.gif

 

 

 

Partia Socilaiste + Partia Demokratike = Partia e Punes se Shqiperise

bashkim.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Foto he Komente

 

 

Po me Veshin C'pate?

Ne kete foto pasqyrohet nje moment dhenie cmimi... Tosi po flet tek mikrofoni dhe Edi po e shikon tek veshi. Cfare ka veshi i Fatosit, shtrohet pyetja, sa me vemendje e shikon, na beri kurioz dhe ne... mos eshte i palare. Edi duket si biznesmen egjiptian apo i biri i ndonje te tilli. Koka tulle, me siguri e qeth qe t'i trashen floket, mjekra dhe fytyra e zeze. Kjo foto eshte e forte, te gjithe jane perqendruar tek ceremonia perkatese, Edi shikon veshin e Fatosit.

edirama.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

1. Berisha tha dje se sekreti shteterore ka dale nga njerez me kollare, duke aluduar per nje ceshtje gjyqesore. Gjyqtaret e ceshtjes ishin te gjitha gra.

 

 

 

THENIE APO GAFA

1. "Për ata të cilët, sot bëjnë publicistikën e krimit, që kanë ngrënë apo jo çorbën e miellit të bardhë."-Sali Berisha

 

 

 

lide.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 18/05/06

 

1. Berisha emeroi dje Gazideden ne krye t'hipotekes. Lajmi mire eshte se Gazidede s'do t'i rrahe me shqiptaret, lajmi keq eshte se ai do t'i rrjepi ata. Berisha i tha dje, jo dru me, eshte koha per para.

 

 

 

2. Duke lexuar shifrat e nje sondazhi, Berisha tha se perceptimi i shqiptareve per korrupsioni kishte rene nga 77 ne 23%. Ne fakt ai gabimisht lexoi rreshtin qe bente fjale per reputacionin e kryeministrit.

 

 

 

 

 

 

THENIE APO GAFA

1. "Vendi ka sot një sistem privat bankar realisht të zhvilluar dhe ritmi i rritjes së kreditit është tejet i shpejtë."-Sali Berisha

 

2. "Shqipëria ka një nga tregjet më të reja të punës, nga më dinamiket e më të leverdisshmet në Europë."-Sali Berisha

 

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 22/05/06

 

1. Kete fundjave Berisha ishte ne Butrint. Ai ju tha njerezve se qeveria do te legalizoje ndertimet pa leje dhe nga hipoteka po vjen Gazidedja per... Turma e friksuar ja mbathi menjehere drejt depove te armeve.

 

 

2. Dje Gazidede mori ne pune 10 dibrane dhe pushoi 10 vlonjate. Pastaj hoqi portretin e Moisiut (si kaur) dhe vuri te Saliut e Osamas.

 

 

 

 

THENIE APO GAFA

1. "Por cili do qoftë ligji, çfarëdo të metash të ketë është më i mirë se mungesa e tij."-Sali Berisha

 

 

2. "Çështja që shtroni është filozofike. Nuk është problemi i Gazidedes dhe Zani Çaushit që ishin në pozicione të kundërta"-Sali Berisha

hunda1.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

FOTO DHE KOMENTE

 

 

Komunistet nuk Dorezohen....

 

Foto me sinjfikative se kjo nuk besojme qe te kete per te ilustruar: se ku jemi? Asgjekundi, aty ku kemi qene qe nga viti famekeq 1944, kur komunistet zbriten si orteku nga mali dhe moren me vete dhe shkaterruar c’gjeten perpara. Keshtu brez pas brezi nuk na u ndane te kuqte, (me falni te zinjte) qe ia nxine e sternxine jeten shume brezave te shqiptareve, ketej e andej kufirit, si dhe kudo ku shqiptaret emigruan apo u arratisen nga syte kembet. Shikoni dy antaret me te rinj te Byrose Politike, kryeministri aktual komunist 24 karat ia hedh instiktivisht dhe gjenetikisht doren ne supe bashkeluftetarit te tij te kuq, Lufter Lefterit (Xhuvelit), i cili vereni ku e ka fut gishtin e madh, sa mire meren vesh me njeri tjetrin (doren ne qafe e gishtin ne ...). Si gjithnje, sic ka lene amanet xhaxhi, si figurante marrin disa fakire te rradhes dhe bejne me ta nje fotografi si kujtim nga ditet e lavdishme. Iu hedhin nga ndonje kothere apo kocke per ta lepire dhe zhduken me turravrap per te vazhduar lojen me fakire te tjere anembane atdheut te reckosur e drobitur, njesoj si kafshet e punes kocke e lekure qe permes pamjeve televizive i shohim tek ngordhin shkretetirave te Afrikes.

dora.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

 

FOTO DHE KOMENTE

 

Laje thaje", me nje fabrike kepucesh mbeti Shkodra

 

Cdo politikane qe shkon ne Shkoder, tek fabrika kepuceve e ka koken. Kjo gje u be histori tashme. Nga Enveri, Ramizi, Haxhiu, Mehmeti, Berisha, Meksi, Fatosi, Iliri, Edi e deri tek President Moisiu e zv/drejtor hipotekes Gazidedja, te gjithe ate vizitojne. Bejne nje xhiro, prekin ca kepuce dhe largohen per te ardhur perseri pas disa muajsh apo vitesh. Shikoni ku i shkojne duart Berishes, tek opingat. Asnje varietet tjeter nuk merr ne dore. Ajo gazetarja prapa me vrap e tek b... e Berishes, e di edhe me sy mbyllur se ku eshte. Grate punonjese ne thellesi qeshin e bejne muhabet. Punetori Operativ ne plan te pare, polici ne plan te dyte... dhe keshtu historia perseritet. E njejta skene si me gjithe te tjeret, me Enverin, Mehmetin, Nexhmjen, Salijen, Lirijen e keshtu me rradhe. Shqiptaret, vetem rrofte thone...

opinge.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 26/05/06

 

1. Te majtet kane vendosur te bashkohen ne nje konfederate. Ne fakt aty mungon vetem PD..., dhe pastaj "Rrofte Partia e Punes".

 

 

2.Sipas korrespondentit nga Peshkopia Garip Troci, njoftimet e fundit nga Hipoteka do te publikohen ne Gazeten "kombetare" Dibra. Te interesuarit gazeten mund ta blejne tek xhamia e Bathores.

 

 

 

THENIE APO GAFA

1. "Qytetarëve do tu shërbehet me të gjitha kërkesat e nevojshme burokratike në qendrën e rrethit të tij."-Sali Berisha

 

2. "Në Shqipëri keni ndoshta qeverinë më pro biznes në Europë."-Sali Berisha

 

 

 

peshku.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 29/05/06

 

1. Berisha i tha Kryeministrit te Kosoves, se Porti i Shengjinit do t'u jepet kosovareve. Pra rruga Durres-Prishtine do te anullohet, sepse ajo nuk shkon ne Lezhe, tha Berisha.

 

 

2.Berisha dje drejtoi mbledhjen e KRRTSH se Tiranes. Ne fund ai vendosi qe te shemben dy pallate ne Durres.

 

 

 

 

 

THENIE APO GAFA

1. "Jam këtu, për t’iu drejtuar qytetarëve shqiptarë dhe ju, totalisht me një sens apartiak. Po pse e them këtë? Sepse dua të jem shumë i sinqertë me ju."-Sali Berisha

 

2. "krimi i organizuar shqiptar ka qenë në gjendje të më paguajë mua, jo dhjetra, por qindra milion që unë të vazhdoja simbiozën me ta"-Sali Berisha

 

 

kohaga.gif

Share this post


Link to post
Share on other sites

FOTO DHE KOMENTE

 

 

Qeveria e "Republikes se Tiranes"

 

 

Kjo foto pasqyron mbledhjen e KRRTRSH-së Tiranes zhvilluar fundjaven e kaluar. Pra, aty po diskutohet per qytetin e Tiranes, urbanistiken e tij etj., dhe pikerisht personi per te cilin qytetaret e Tiranes kane votuar te marret me to, Edi Rama, mungon. Ne vend te tij, po vendosin per qytetin, bie fjala, Ministri i Pulave e Gjelave Jemin Gjana (ky me kurriz ne fillim) apo Ministri me Hunde te Madhe Genc Ruli, apo Xhuveli (Ministri i 101 Flamujve). Gjithsesi shikoni ne foto, te gjithe jane perqendruar tek spikeri, vetem Berisha sheh ne drejtim tjeter. Kot shkon atje, s'merr vesh c'behet, mendjen e ka vetem si t'ja dhjese Edi Rames...

mbledhje.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 31/05/06

 

1. Dje policia mbylli hetimet per varrezen greke. Sipas Olldashit, asnje nga skeletet nuk dinte shqip.

 

 

2. Grekerit po hapin nje varreze per ushtaret e vrare ne Shqiperi, por kane mungese eshtrash. Qeveria shqiptare nenshkruajti dje nje mareveshje bashkepunimi dhe dergoi Gazideden te kerkoje vullnetare.

 

 

THENIE APO GAFA

1. "me dhjetra herë më vinin në zyrë dhe më thoshin: ne s’kemi ç’bëjmë, vetëm të organizojmë kryengritje, sepse ai është komisariat, sepse ai është komisariati Nr.2"-Sali Berisha

 

2. "Ka një uri të madhe për oksigjen, sepse ka një entuziazëm të madh tregu, meritë e lirisë."-Sali Berisha

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 8/06/06

 

1. Dje Bashkimi Europian tha se do te ndalonte zgjerimin per kete dhjete vjecare. Berisha u merzit shume dhe thiri Gazideden te rrahe Arben Imamin.

 

 

2.Presidenti dje nuk firmosi "Amendamentin Lesi". Koco Kokedhima hodhi poshte akuzat per influence mbi presidentin. Nderkohe javen tjeter z. Moisiu do te drejtoje emisonin "si te behesh milioner".

 

 

 

 

 

 

 

THENIE APO GAFA

1. "Ligjet qe në do të sjellim në parlament nuk do të jenë me në funksion të dhjamosjes apo fryrjes së barqeve të llastikta ministrore"-Bujar Leskaj, Minister i Kultures

 

2. "Fitimet e mëdha bashkëjetojnë përkrah humbjeve të mëdha. E njëjta gjë ndodh edhe në politikë."-Jozefina Topalli

 

 

 

 

ditet.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

"Kryetari Edi" po Punon...

Kjo foto pasqyron aktivitetet ditore te "Kryetarit Edi". Ai ka vajtur te verifikoje mbarevajtjen e punimeve diku, dhe inxhinieret po i tregojne nje skice te punimeve perkatese. Me duart e kryqezuara, me pamje e veshtrim inatcar dhe deri diku i vrazhde ai po shikon projektin ne fjale, nderkohe qe disa njerez qendrojne si sfond. Keto dy grate ne te majte jane si te trembura, dhe aspak te qeshura per ardhjen e liderit te qytetit (s'kane dhe faj, pasi edhe lideri as koken se kthen andej, duket sikur eshte idhnuar me ato), ndersa nje grua tjeter eshte pertej hekurave te ballkonit. Vereni murin ne vendin ku eshte instaluar zgara e hekurit, ka nje grope te madhe, por "Kryetari Edi" nuk e shikon ate. Gjithashtu ai nuk shikon se si bari ka mbire mbi ballkon, nuk shikon ate depoziten e ujit mbi tarrace, teleat e varur, apo kete shtyllen e korrentit ne mes te rruges. "Kryetari Edi" e ka mendjen tek skica dhe padyshim se si kamerat e fotoreporteret do ta fiksojne ate. Show vazhdon...

skice.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 10/7/2006

1-Berisha u merzit shume nga humbja e Frances ne ndeshjen me Italine, ndonese u gezua pa mase kur Zidani goditi me koke Materazzin. Gjithsesi pas ndeshjes ai u be tifoze i italianeve.

 

2-Me rastin e shembjes se mbikalimit, Berisha mori telegrame urimi nga Bin Laden dhe Presidenti Korese se Veriut. "Vetem ne te 3 kemi mbetur vellezer", ishte permbajtja e tyre. [P.S] Ju lutemi mos tregoni, telegramet jane shume sekret (Arben Imami na i dergoi!)

 

3-Me sa duket, ndeshja e t'merkures France- Portugali solli tersin per mbikalimin. Berisha u gezua aq shume nga fitorja e Frances, sa s'dinte c'te prishte me pare. Uroni o njerez qe te dielen t'fitoi Italia se ndryshe hajde mbaje Berishen e gezuar.

 

3-Berisha ishte tifoze i brazilianeve ne Kampionatin Boterore, por u be i francezeve kur keto munden brazilianet. Edhe ne sport si ne politik veproka, gjithnje kunder vetes.

 

 

THENIE APO GAFA

1. "Dëshiroj të falenderoj shumë përzemërsisht Sekretarin e Pergjithshëm të NATO-s për këtë vizitë, në vendin dhe kombin me aspiratat më të zjarrta për anëtarësimin në NATO"-Sali Berisha

 

2 "Ne jemi duke ndryshuar. Nëse keni mundësi të na ndihmoni për të ndërtuar burgje të reja"-Sali Berisha

 

3. "Kurse ky kongres do te kete tash e mbrapa nderin e vecante qe per Asamblene Kombetare te partise te zgjedhe 50% burra e djem dhe 50% gra e vajza."-Edi Rama

 

4. "Duke theksuar edhe një herë se reformat për Shqipërinë janë si ajri për zogjtë, qeveria do të mbetet promotor i fuqishëm për realizimin e tyre"-Sali Berisha

 

 

 

 

 

 

Kllouni dhe Komedianet

 

Kjo foto pasqyron inagurimin e punimeve te unazes se Lezhes, nderkohe qe vetem nje dite me pare Berisha urdheroi shembjen e mbikalimit (1 milion dollare te hedhura ne m.....) te Tiranes (ne nje qytet 1 milion banoresh) dhe te nesermen vjen inaguron nje gje te panisur akoma ne nje qytet te vogel (10 mije banoresh), qe per me teper eshte investim i Bashkise se Lezhes e jo i qeverise. (Sic beri me inagurimet ne Kombinat para nje muaji qe preu shiritin e Rames). Nje klloun qesharak qe vazhdon me te njejten menyre manipulative te laje m... me sh... Si nuk po merzitet edhe vete nga keto shfaqje te trasha. Gjithe qeveria ka shkuar ne ate show idiot, dhe komedianet e saj po e mbajne ate shirit te shkrete si nje gje te bekuar, pasi vetem prishje e shperdorime publike e private kane bere deri tani. Vereni Precin, eshte veshur sikur sapo eshte arratisur nga ndonje klinike. Po Ministri Drejtesise cdo atje apo so marre edhe ai meriten e tij mqs eshte deputet i zones? I biri i Enverit,ministri yne i trasporteve (Luli vocerr) si ndahet babait shpirteror (shikoni sa pa sinqeritet qesh). Berishe paska vesh pantallona femrash... Preci per pak sa nuk i thote: Mos e prej shiritin me doren e majte se jemi Demokrat ......

shiriti.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 18/7/2006

1-Nano me sa duket do e kundershtoje postin e presidentit. Ne nje interviste per nje stacion televiziv grek, Xhoana tha se nuk i interesonin me punet e shtetit fqinj.

 

2-Ne Shqiperi flitet se Nano mund te behet President. Pra pas dy vjetesh protesta para Kryeministrise "Nano ik", Berisha me sa duket, tani do filloje protestat para Ambasades Greke "Nano hajde".

 

3-Dje qeveria miratoi fondin per ndertimin dhe riparimin e rrugeve te vendit. Fatmiresisht asnje fond nuk ishte parashikuar per Tiranen. Me sa duket Berisha s'ka ndermend te prishe me per kete vit.

 

4-Berisha inaguroi dje ne Durres unazen e qytetit. Te njejten gje beri dhe para ca ditesh ne Lezhe. Me sa shihet ate e ka kap qefi me unazat. U be gabim qe nuk u "quajt" unaze dhe mbikalimi i Tiranes, me siguri do e kishte henger.

 

THENIE APO GAFA

 

1. "Ndonëse çmimi i energjisë elektrike dhe çmime të tjera janë rritur në mënyrë të ndjeshme, është zhdukur zarfi i zyrtarit dhe qeveritarit, i cili kapte shumën 20-30 për qind."-Sali Berisha

 

2. "Ne do të vazhdojmë të rendin pas çdo qindarke të publikut shqiptar."-Sali Berisha

 

3. "Durrësi, e meriton plotësisht universitetin, pasi trashëgimia e tij është e kulturës perëndimore më të zhvilluar"-Sali Berisha

 

4. "Më qindra anëtare te këtyre organizatave, si dhe te gjithë bosët e tyre, janë sjellë para drejtësisë"-Sali Berisha

 

5. "Dëshiroj të falenderoj shumë përzemërsisht Sekretarin e Pergjithshëm të NATO-s për këtë vizitë, në vendin dhe kombin me aspiratat më të zjarrta për anëtarësimin në NATO"-Sali Berisha

 

 

 

gryka.gif

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 29/7/2006

 

1- Dje ne parlament ka patur perleshje me grushta mes deputetve (M) dhe deputeteve (F). Me te vertete shume i poshter kritiku skoceze i "Sanday Times". Si guxon ai e shkruan se ne Shqiperi s'ka shpi publike.

 

2-Ashtu sic pritet, ne muajin gusht parlamentaret dhe qeveritaret do shkojne me pushime. Kjo do thote se me ne fund Shqiperia do te kete kriminalitetin me te ulet ne rajon.

 

3-Berisha i akuzoi se fundi anetaret e KLD-se si te korruptuar, kriminele e komuniste. Gjithnje ai perdore fjale me "k" per te share kundershtaret. Mbase sepse edhe te tjeret perdorin fjale me "k" per ta share ate.

 

4-Sic eshte marre vesh, gruaja e Koco Kokedhimes ka kerkuar divorc. Nuk eshte e qarte perse, por sipas burimeve te brendeshme, Kocoja kishte disa kohe qe nuk perdorte me "viagra".

 

 

 

 

 

 

Veriu Imazhe

 

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

-Degjuat qe banoret e nje fshati ku kalon autostrada ne Lushnje i kane derguar leter Berishes e Bashes qe te shembin mbikalimin ne ate zone (eshte e vertete). Dhe ne dyshonim kush e prishi mbikalimin ne Tirane.

 

2-A ju kujtohet paketa e cigareve me pamjen e Berishes? E kishte mare Organizata Boterore e Shendetesise per reklame.

 

3- E moret vesh cfare bleu Lulzim Basha nga projekti "Shqiperia 1 euro"? "Shpine ku u themelua Partia".

 

4-Dje ne Shqiperi shkoi investitori i pare i huaj per te perfituar nga projekti "Shqiperia 1 euro". E dini c'bleu ai? Skenderbeun me gjthe kale, per 5 euro.

 

5- E moret vesh qe u zbulua nje miniere e madhe ari ne Kosove. E zbuloi Argita Berisha.

 

6-Lajm i mire per projektin "Shqiperia 1 euro". Ate do e drejtoje Vehbi Alimuca.

 

 

 

THENIE APO GAFA

 

1. "Ata që dështojnë sillen si viktima dhe nuk e vënë gishtin tek e vërteta."-Koco Kokedhima

 

2. "Vetëm një vend që krijon prona me shpejtësi, zhvillohet me shpejtësi."-Sali Berisha

3. "Europa Qendrore dhe Lindore gjithmonë ka qenë një vend i ekstremeve."-Jozefina Topalli

4. "Asnjë komb dhe vend nuk i ka më jetike investimet se kombi shqiptar dhe Shqipëria."-Sali Berisha

5. "Qeveria e mëparshme ka qënë e paqartë, por ka qënë konstruktive."-Besnik Mustafai

6. "Le të përdoren taksat për të mos vjedhur më qytetarët"-Sali Berisha

7. "E konsiderojmë opozitën, jo siç e trajton vetë lidershipi i saj."-Sali Berisha

8. "Por mbi ligjin, mbi Kushtetutën është droga, është zarfi, ryshfeti."-Sali Berisha

 

 

 

 

 

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 31/8/2006

 

1-Me ne fund dje pozita/opozita u pajtuan. Mbledhja u be tek "Rogneri". Berisha nuk ishte ne takim, ishte ne Kukes. Po priste Argiten (te bijen) te vinte nga Kosova se sapo kishte marre rrogen.

 

2-Dje Berisha e Basha inaguruan nje rruge ne Vlore, ndersa pardje Berisha (vetem) pa Bashen, si asnjehere tjeter, preu nje shirit ne Kavaje. E dini pse nuk e mer Berisha Bashen ne Kavaje, madje as ne Peqin e Elbasan? As une se di !!!!!!

 

3-Berisha dje hodhi ne koshin e plehrave projektin "Shqiperia 1 euro"! S'ben,-tha. Do mendoj nje tjeter se 1 euro eshte shtrenjt

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 11/9/2006

 

 

1-Berisha prezantoi dje para Prodit ne Itali nismen e tij "Shqiperia 1 euro". Kryeministri italian i tha: "aman ore mos na i mbush prape vaporet me njerez".

 

2-Kryeministri Berisha ka shkuar ne Itali tek panairi "Fiera del Levante". Gjithashtu ishte i ftuar edhe Fatos Nano, por nuk e la Xhoana te shkonte. "Ka shume zera", tha ajo.

 

3-Nanos i ka hypur "qejfi" per t'u bere President. Dhe kur atij i hyp "qejfi", prishet menjehere, me te gjithe.

 

4-Ajo qe s'pritej ndodhi. Kryeministri Berisha ka zene nje dashnore. Ajo quhet Fatose' Nano.

 

5- Ajo qe pritej me ne fund ndodhi. Fatos Nano u c'kurorezua perseri, por kete rradhe jo per "femer" por per "mashkull".

 

6-Lajm i mire nga Shqiperia. Ish guvernatori i Pensilvanise Tom Ridge do punoje ne Qeverine shqiptare. Lajm i "keq" eshte se do zihet qe diten e pare me Berishen.

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHAKAJA E DITES - 21/9/2006

 

1-Berisha dje doli ne dritaren e Kryeministrise dhe filloi t'i puthe me dore e pershendese me dy gishta protestuesit e PS-se, deri kur zv/kryeministri Rusmaili e terhoqi menjane dhe i tha se ata s'jane tanet.

 

2-E dini se cberi Berisha dje. Ndersa kalonte para Presidences, gjuajti me gur ne dritaren e Presidentit dhe i theu xhamin. Pastaj iku me vrap dhe u fsheh ne banjot e "Rognerit".

 

3-Kryeministri Berisha dje nepermjet nje vendimi Qeverie i vuri 2 jave afat Presidentit qe ta largohet nga godina e presidences pasi atje do te vendoset "shtabi i luftes revolucionare".

 

4-Degjuat per emrin e ri te projektit "Shqiperia 1 euro"? Tash e tutje ai do quhet "Berisha 1 euro".

 

5-Kryeministri Berisha eshte perfshire ne nje skandal shantazhi ndaj Presidentit te Republikes. Me c'kuptohet, pas veprave te Enverit ai se fundi po studion ato te Hitlerit.

 

6-FMN-ja dje e kundershtoi projektin "Shqiperia 1 euro". Ajo i tha Berishes se pervec jush asgje tjeter ne Shqiperi s'kushton 1 euro.

 

 

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

1-Dje Berisha ishte i merzitur, dhe si zakonisht ne keto raste ai thiri Gazideden qe te rahe Arben Imamin.

 

2-Komisioni hetimore parlamentare qe do hetoje pasurine e familjes se Kryeministrit do te drejtohet nga deputeti Nishani. E kuptoni cdo te thote kjo? Qe Berisha do hetoje Argiten.

 

3-Kryeministri Berisha ka rene dakort qe pasuria e tij te hetohet deri ne tre breza. Ketu me siguri duhet te kete ndonje keqkuptim ose ai e ka fjalen per fisin e gruas.

 

4-Perfundimisht dje grupi parlamentare i PD-se votoi kunder krijimit te komisionit hetimore "Berisha". Me nje fjale, ata i dhane leje Argites te vazhdoje "pune".

 

5-Dje ne Tirane ishte Donald Rumsfeld per te pyetur Kryeministrin Berisha nese Bin Laden eshte gjalle apo jo.

 

6-Kryeministri Berisha refuzoi qe te hetohet (per pasurine e tij) vetem nga te "majtet" ne Parlament, dhe kerkoi qe ne grupin e hetimit te ishte edhe i "djathti" Lufter Xhuveli.

gazeta.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...