Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
GenTo

Shakaja e dites dhe thenie te politikaneve tane...

Recommended Posts

Flitet se Prokurorja e re e Pergjithshme eshte kushurira e Edi Rames. Dhe ne u habitem perse ajo mori aq shume vota ne Parlament. Muuuu... Me "siguuuuri" e kane votuar njerezit e Nanos!!!

:dance13fm0uv::dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Ky muaj ka qene muaji i doreheqjeve ne Shqiperi. Pas Ministrit te drejtesise, dje dha doreheqjen edhe tranjeri i kombetares. Problemi eshte se po largohen vetem ata qe "hane gola", jo ata qe s'bejen gola. Nejse, per shqiptaret rendesi kane golat dhe parimet... (dhe bari i perditshem)

:dance13fm0uv::dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Presidenti Topi i ka kerkuar dje Ministres italiane te shendetesise qe Parlamenti italian te ratifikoje MSA-ne per Shqiperine. Ne fakt, Parlamenti italian e kishte ratifikuar 2 jave me pare MSA-ne, po nejse, s'eshte faji Topit. Ne ate kohe ai po me merrej me ceshtje shume me te rendesishme per Shqiperine, me Ben Blushin.

:dance13fm0uv::dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Kreshnik Spahiun e bene zv/kryetar te Keshillit te Larte te Drejtesise. Tani, Bamiri eshte kryetar dhe Kreshniku zevendes! E kuptoni cdo te thote kjo? Shqiperi moj toke pjellore, po te kullosin pulat qorre.

:dance13fm0uv::dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Berisha ka vendosur te ndertoje nje central berthamor ne Shqiperi. Pasurimi i uraniumit do behet ne zyren e Sollakut, i vetmi vend i sigurte per Berishen nga Tirana dhe Mahmut Ahmedinexhadin nga Teherani.

:dance13fm0uv::dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Perseri dy anet e politikes shqiptare jane perfshire nga nje tjeter debat per historine. Kete rradhe fjala eshte per diten se kur eshte themeluar Partia Komuniste Shqiptare, me 8 apo 9 nentor. PD insiston per nenten ndersa PS per teten. Edhe kete rradhe pritet te fitoje Berisha, si komunisti me i vjeter i dy partive.

:dance13fm0uv::dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

lopet.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit per rrugen Rreshen-Kalimash i eshte derguar vetem Prokurorise se Pergjitheshme dhe nuk eshte publikuar...,- keshtu thuhet ne mediat shqiptare. Ne fakt te gjitha gazetat kane publikuar pjese nga raporti, por prape ato vazhdojne te thone se raporti nuk eshte publikuar. E kuptoni cdo te thote kjo? Qe gazetat si lexo me njeri ne Shqiperi.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Kontrolli i Larte i Shtetit ne nje raport te tij ka konkluduar se ne ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash ka nje humbje prej 100 milion euro. Pra vetem ne nje segment qe... Me qe ra fjala, ku bie ky Kalimashi, qe te shkojme te bejme nje dore pare.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Nje lajm i cuditshem nga e majta. Edhe Ilir Meta ka filluar nje tur politik neper Shqiperi, te quajtur: "Dialog me Shqiperine". Dallimi i vetem nga i turi i Rames qendron ne faktin se Meta do e beje me gomar, jo me kal si Rama.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Kuvajti i ka dhene Bashkise se Tiranes 5 milion euro per Sheshin Skenderbej. Imagjinoni, ne Tirane akoma duhen miliona per te rregulluar sheshin Skenderbej, po te tjerat...? Nejse, rendesi ka qe dhe Kuvajti e kuptoi se ne Tirane s'eshte rregullu hala as qendra.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

E moret vesh qe Gazmend Dibra u be drejtor i pergjithshem i burgjeve. Disa jave me pare ai pritej te denohej me burg, por gjykata e fali. Kesaj i thone nxire nga dera te hyn nga dritarja... prap ne burg shkoi.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Ne nje interviste televizive, zedhenesi i LSI ka thene se Ilir Meta do jete kryeminister pas zgjedhjeve te 2009-tes, dhe se LSI ka vendosur te hyje e vetme ne zgjedhje. E kuptoni cdo te thote kjo? Me ne fund e "Majta e Bashkuar" eshte per here te pare e bashkuar.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Berisha ka kerkuar qe votimet ne Partine Demokratike te behen sipas sistemit te perdorur nga Rama tek PS, "nje anetare nje vote", apo sic njihet ndryshe ne popull, 50% gra 50% burra.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Ne nje takim ne Bulqize, ne kuader te turit Dialog me Shqiperine, kryetari i PS-se Edi Rama, e ka cilesuar "politiken e re" te tij, si hallve me shume sheqer e me pak tlyn.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne nje fjalim te mbajtur ne pervjetorin e Forumit te Partise Socialist ka deklaruar se nuk eshte politikan. Pra edhe ai e lexonka Gazeten Kritika.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Ne Shqiperi ka plasur semundja e meningjitit, apo sic njihet ndryshe, semundja qe duhet te kaloje nje njeri per tu bere politikan ne Shqiperi.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Televizioni Top-Channel i ka dhene Presidenit Bamir Topi "cmimin e publikut", si politikani me i votuar, ne nje sondazh online ne websitin e Top-Channel. Ne fakt sondazhi synonte Berishen, por gjerat ndryshuan minuten e fundit, kur u mor vesh se licencen per TV kombetare e jipte Presidenti, jo Kryeministri.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Ne Shqiperi ka nisur koncerti "Kenget e Shekullit ne Bote", apo sic e quajti ate Blendi Fevziu, "Kenget e Kampit Socialist" pa Kuben e Kinen.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Gramoz Ruci ka thene ne nje emision televiziv se nese PS fiton zgjedhjet, kryeminister do te behet Edi Rama, jo Ilir Meta. Bravo i qofte, eshte i pari qe ja mban ta thote kete.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Ne Shqiperi ka filluar nje vale e madhe vetvrasjesh. Njerezit vrasin veten si dhe me se te munden. Shumica hidhen nga ballkonet dhe dritaret. Dhe ne pastaj u habiten perse vune hekura tek dritaret e kryeministrise...

sanco_1_.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Edi Ramen e kane braktisur aleatet e majte te cilet i jane bashkuar Ilir Metes ne nje koalicion te quajtur "e majta per integrim" apo sic ate e quajti Erion Brace, "xhuxhet e majte". :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Ne nje shkembim replikash mes Edi Rames e Ilir Metes, te dy e kane quajtur njeri tjetrin perfaqesues te politikes se vjetes. Me siguri eshte hera e pare qe Nano thote: jam dakord me te dy palet. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

KLD do nise nje seri te gjere kontrollesh ne gjykatat e vendit nen moton "maratona per drejtesi". Me c'duket Kreshnik Spahiu do jete keq nga paret. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Serbia i ka dergua nje note proteste qeverise shqiptare pse ajo njohu pavaresine e Kosoves. Me sa duket serbet akoma i marin adresat postare nga zyrat e UDB-se. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Sot eshte dita e Shen Valentinit, apo sic njihet ndryshe nga politikanet shqiptare, dita e burrave te martuar qe kane dashnore. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

A ju kujtohet nisma e Kryeministrit Berisha "Shqiperia 1 euro"? Me ne fund edhe ajo u permbush, por me nje emer tjeter: "Shqiperia nje buke". :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Si pasoje e rritjes se cmimit te bukes, Ministri i Bujqesise Emin Gjana ka dhene urdher qe buka te shitet vetem ne furrat e bukes, jo ne dyqanet e tjera. Si Mehmet Shehu ne '48... :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Sipas BE-se, problemet e politikes shqiptare sot jane, reforma ne drejtesi, reforma ne sistemin zgjedhor, kartat e identitetit. Pra edhe BE edhe politika shqiptare jane akoma me 1992... :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Pastrueset e rrugeve te Fierit jane ankuar se gjate turit te nates ato ngacmohen seksualisht nga policet. E forte eee?! Dhe te mendosh faktin se Minister i Brendshem nuk eshte Ylli Pango, sepse ne te kunderten, pastrueset me siguri do mbeteshin shtatezena.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Ngjarje pas ngjarjesh ne policine shqiptare. Ne Mamurras policia mbajti ne komisariat nje familje ku si pasoje vdiq nje foshnje disa muajshe. Ne Kukes u vra brenda ne polici nje punonjes policie. Ne Fier policet ngacmojne seksualisht pastrueset e nates. Ne nje drejtori te rendesishme ne Ministrine e Brendeshme u emerua burri i Prokurores se Pergjitheshme, etj, etj. E pastaj thone se Bujar Nishani i ben punet "pa nam e pa nishan..." :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Berisha perfundoi nje vizite te sukseshme ne Japoni, ku per dy dite qendrim, bursa e Tokios ra me 4.7%.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Berisha ne nje konference per shtyp kerkoi nga BE-ja qe ti beje bllokade Serbise. Kjo ishte nje ide e Argites, pasi kohet e fundit Kompania e Karburanteve Alpet, ku ajo eshte bashkepronare, nuk ka pasur shitje te mjaftueshme...[Nga Edi]

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

Edi Rama ishte ne Kuvajt per te mare fonde per bashkine e Tiranes. Ne shkembim te fondeve, ai i premtoi Kuvajtit 10% per pallat.

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Shqiperia dhe Maqedonia hoqen vizat e hyrjes mes tyre. Ky ishte rasti i pare ne Europe qe nje vend guxoi ti heqe vizat me Shqiperine. Imagjinoni, nje vend jo i BE-se mezi i hoqi ne 2008-n, po BE-ja ne cfare shekulli do i heqe (breket). :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Zv/kryetari i keshillit te larte te drejtesise, Kreshnik Spahiu, eshte shprehur, se eshte ne ankth nese do arrij, gjate mandatit te tij, te realizoje reformen ne drejtesi, qe ai ka ne mendje. Pse paska gje tjeter ne koke Kreshniku, vec basetave???

:dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

1997_1_.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Deklaratë e Shoqatës së Pushtetarëve me Dashnore

 

Zëdhënësi i Shoqatës së Pushtetarëve me Dashnore, Zylyftar Kondomi, deklaron për mediat:

 

 

"Ngjarja e ditëve të fundit, ku viktimë mbeti zoti Yllajet, na ka irrituar e zemëruar jashtë mase. Në një kohe kur ne prisnim ndonjë dekoratë apo vlerësim për punën tonë, gjendemi përballë akteve të tilla diskredituese e diskriminuese, që vetëm në vendet diktatoriale mund të ndodhin.

 

 

Duke u solidarizuar me viktimën, ne i shprehim atij mbështetjen tonë të fuQishme dhe themi të mos dekurajohet, sepse numri ynë është aq i madh, sa nuk ka kamera, televizione, gazeta, kaseta, e femra që të na mposhtin.

Në ndjejmë keqardhje se viktima është një nga anëtarët më të mirë dhe më me përvojë të shoqatës, por kjo nuk do të thotë se ne jemi strukur dhe se fara jonë po vjen duke zhdukur.

 

 

Rasti na bën të jemi më vigjilentë dhe më të kujdesshëm. Ne jemi të indinjuar me mënyrën si udhëheqësi ynë veproi ndaj anëtarit të shoqatës sonë dhe i bëjmë thirrje atij që ta rikthejë sa më shpejt në punë Yllajetin. Vëre dorën në zemër o udhëheqësi ynë, dhe mendoje pak si për vete: nga kush të ruhemi më parë ne; nga gratë tona, nga burrat e botës, nga gazetarët. Tani të kemi frikë edhe se humbasim vendin e punës?? Po kjo nuk është demokraci more vëllezër, gjithë ajo punë, gjithë ajo sakrifice, gjithë ato gënjeshtra, dreka, darka, mbledhje pune, në zyrë, jashtë zyre, në motele, në hotele, brenda shtetit, jashtë shtetit. Epo, të ndiqesh gjithë jetën me brekë nëpër këmbë, mos të flesh një natë rehat, dhe tani na u dashka të mendojmë që, ajo që vjen për të bërë qejf, mund të jetë edhe false, të vjen plasja.

 

 

Lideri ynë e ka gabim që bëri atë veprim. Përse të mos interesohet lideri kush i fut ato dreq mbërtheckash në treg, që nuk ka burrë nëne t'i zbërthejë (pra ato duken që janë kontrabandë), po merret me budallallëqe?

 

 

Po sikur të vendosim ne si shoqatë që të japim dorëheqjen nga postet që kemi? A i merr dot me mend ky farë lideri se çfarë bëhet, a i di ai pasojat, apo s'është në metro fare?? E di ai që po të lenë mandatin anëtaret e shoqatës sonë, Parlamenti shkrihet që nesër? I thërret rradakes ai që, po të duam ne, ia lemë qeverinë vetëm me tre zv.ministra? Që ministritë, drejtoritë, bashkitë, ngelen sikur u ka rënë flama??

 

 

Ndaj, ne i bëjmë thirrje liderit ta vlerësojë situatën seriozisht dhe të mos mendojë se ka të bëjë vetëm me një yll. Po ia mbajti doktorit, le të dalë natën po deshi e të shikojë sa yje ka... qielli.

 

 

Ne i bëjmë thirrje zotit Yllajet, që të mos e dorëzojë imunitetin që ka fituar me gjak, dhe nuk ka pse sqaron njeri ai se çfarë gjaku ka qenë ai që është derdhur. Duke shpresuar në një zgjidhje sa më të shpejtë, si në të gjitha rastet e tjera, ne e garantojmë Doktorin se votat e shoqatës sonë do jenë të gjitha për PD-në.

 

 

Rroftë Shoqata e Pushtetarëve me Dashnore, Lavdi veprës së ndritur të Prof. dr. Pangos. Poshtë "Fiksi", poshtë mediat, poshtë koço-buxheti, rroftë Ilir Me..., na falni se ngatërruam deklaratën

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

"Doktori është në rrugë të mbarë"

 

Zëdhënësi i Partisë Komuniste të vërtetë, Hysni Dajaku, deklaron për mediat:

Ne ndjekim me kujdes situatën politike në vend dhe rrallë jemi shprehur për ngjarje të ndryshme, por, kësaj radhe, reagimi i Doktorit për rastin e z. Yllajet, na ka bërë përshtypje të thellë.

 

Udhëheqësi i pamposhtur, komunisti i orëve të dyta, z. Doktor, është në rrugë të mbarë.

 

Na kujtohen ato vite të vështira në diktaturë, kur edhe kur bëhej ndonjë gjyq, në fakt e hante dëshmitari që dënohej për shpifje.

 

Bile, njërit në atë kohë që e kapi kuadrin e partisë gafil, gjykatësi i kërkonte fakte. "Më thuaj faktin mor shok.." - "Po ja, - i thosh ky, - ai ishte përsipër asaj". "More, kjo s'do të thotë gjë, më trego faktin..."

 

- "Po ku di më unë i shkreti, fakti nuk dukej se ishte brenda", - i përgjigjej dëshmitari. Gënjente rezili gënjente, ndaj edhe shkoi më vonë në burg, për shpifje ndaj zyrtarit të partisë.

 

 

Ne na ka ngelur peng që nga ajo kohë, që nuk e vumë dot në binarë këtë punë, ndaj, duke patur më shumë besim tek Doktori sesa tek shoku Enver, ne mendojmë se ai do e zgjidh këtë punë.

 

 

Doktori e di që në Shqipëri, meshkujt rrinë akoma tek der'e gjimnazit si dallëndyshet në tel, dhe këta nuk trajtohen si maniakë seksualë, si në North Amerika, pasi ne jemi vend qejflinjsh. Një udhëheqës i tillë i ka munguar vendit dhe ne jemi krenarë që jetojmë në kohën e tij.

 

Ne e dimë që ka gojë të liga, që thonë se ai e dinte, por s'i ka dashur menderja të vepronte. Këto gojë të liga janë njerëzit më dezinformues në Shqipëri.

 

Ata, ndoshta nisen nga konferencat e shtypit të Liderit, ku jepen me detaje informacionet që lëshon Lideri mbi opozitën, për të gjitha llojet e fushave, përfshi edhe seksin.

 

Do thoni ju, që ose e dinte dhe nuk ka vepruar, ose nuk e dinte dhe është budallallepsur e nuk kupton më gjë... Jo or jo, as njëra, as tjetra.

 

 

Ndaj, ne solidarizohemi me Doktorin, se të gjithë e dinë që ai mund të tolerojë po të vrasësh ose të vjedhësh, ama po të zuri si zunë Ylliun, gjej vend e futu. Ne e dimë kush ia ngriti kurthin Ylliut. Pas këtij provokimi, atij tani i lind e drejta që të sulmojë ashpër, ashtu si di ai.

 

 

Vëllezër, doktori ka halle të tjera. I duhen votat, të lira ose edhe të shtrënguara. Ndaj, ne nuk e shikojmë Ylliun si armik, por si një mik, që bëri me veprimin e tij një gjest vetëmohues për të sjellë në qendër të vëmendjes, një nga plagët më të zeza të historisë sonë moderne.

 

Përsërisim, kemi besim tek Doktori se do ta shërojë edhe këtë plagë si të tjerat. Mjafton të dëgjosh deklaratat e Bogdanit dhe akuzat e drejta që ai lëshon, dhe menjëherë e kupton se Doktori e ka kapur problemin seriozisht, ashtu si di ai.

 

 

Rroftë Partia e Vërtetë Komuniste, me në krye Partinë e Punës Demokratike. Poshtë koço-buxheti, rroftë udhëheqësi i pamposhtur, Sali Berisha, rroftë Ilir Me... Na falni se ngatërruam prapë deklaratën...

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Zëdhënësi i PD-së, Dogbani, deklaron për mediat:

Zv.presidenti amerikan, Xho Baiden, gjatë takimit për NATO-n në Bruksel, i telefonoi Liderit tonë dhe i foli direkt në celular:

-Z. Sali, jam Xho...

 

 

-Oh, ho, Xhovalin, hë a ke ndonjë denoncim për korrupsion?

-Jo or jo, jam Xho Baiden, zv.presidenti i Amerikës.

-Aha, - i tha Berisha, - dëgjo, po të lidh me zv.kryeministrin tim, se jam pak i zënë tani.

-Dëgjo pak, dëgjo, - i tha Xho, - kemi një mbledhje të NATO-s. Pa pjesëmarrjen tënde nuk futem në mbledhje.

 

-Aha, kështu qenka puna?? Thashë se kishe ndonjë ngjarje pa rëndësi, po ti e di që për mue, d.m.th., për NATO-n, unë lë çdo punë.

 

 

Mbërrin Lideri në Bruksel. Të gjithë po prisnin në hyrje të sallës.

-Hajt, - u tha Berisha, - hyjmë e fillojmë mbledhjen, se kemi edhe punë të tjera.

Të gjithë e ndoqën nga pas dhe zunë vend.

-Hë, - tha udhëheqësi, - si e keni hallin?

 

 

-Hallin, kësaj radhe, e kemi me Afganistanin, jemi në siklet atje.

-Ore, po unë fola me Karzain, edhe ia dhashë zgjidhjen. I thashë të privatizoje shpellat. Nëse nuk ka njeri, i dërgoj unë Shaban Meminë.

 

 

-Këtë mirë, po na duhet një armë e fuqishme, që të shkatërroje Al-Kaedën. Nga shërbimet tona sekrete, të gjithë thonë se armën më të fuqishme që ka dalë kohët e fundit, e ke në dorë vetëm ti.

 

 

-Ç'thoni more? Mos e thoni me të tallur për shpërthimin e Gërdecit, se e dhjeva muhabetin dhe ika.

 

 

-Po jo or jo, e kemi fjalën për ata dy zëdhënësit e tu, Bogdanin dhe Bumçin.

(Dogbani ngre sytë nga letra dhe u drejtohet gazetarëve: E kanë fjalën për mua)

-Oho, - thotë Berisha, - po pse ore, me ata dy do zhdukni talebanët ju?

-Po, po, - i thanë të gjithë njëzëri!

 

 

-Po ndigjoni mue, se ato armë janë vetëm për në Shqipëri, nuk besoj se do kenë sukses jashtë vendit. Se ato që thonë ata të dy, i hanë vetëm në Shqipëri, se i kam bërë unë shqiptarët që nuk dinë ç'flasin e çfarë u thonë, janë bërë def.

 

 

-Po dëgjo, o zoti Sali, se ne e kemi të sigurt këtë punë, na kanë thënë shërbimet tona, që ata të dy, me një të hapur goje, palosin 10 vetë njëherësh.

Aty Berisha e kuptoi që e kishin seriozisht:

 

 

- Ore, shikoni, se unë u kam thënë atyre që do t'i bëj deputetë, ndaj të shqyejnë si çakej ata. Po në Afganistan ç't'u premtoj unë? Pastaj, po humba zgjedhjet, do më duhen më shumë, se tani unë i përdor një herë në javë, por po dola në opozitë, do t'i përdor ditë për ditë, se më cipëplasur se ata nuk kam ku gjej.

 

 

(Dogbani ngre sytë nga letra: E ka thënë me shaka këtë)

-Po nuk të lëmë ne ty të biesh në opozitë, - i thonë të gjithë njëzëri.

-Ah, kështu po. Po më garantuat edhe një fitore tjetër, s'i përdor fare unë. U fus një të grasatuar dhe i mbyll në magazinë. Hajde merrini kur t'u duhen.

-U tha, u bë !

 

 

berisha202620nanocifti2ug5.jpg

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Mediut t'i jepet titulli 'Hero Kombëtar'

 

Zëdhënësi i Mediut, Sami Kapsollja, deklaron për mediat:

Një figurë e tillë, që rrallë i vjen kombit tonë, si z. Fatmir, bëhet sot pre e sulmeve kriminale nga Prokuroria.

 

E, po të ishte nga Prokuroria e Serbisë, hajde de, po ta gjesh nga prokuroria e vendit tënd, për të cilin ti je gati të vrasësh brenda orës 26 veta dhe të sakatosh 300, kjo nuk ka bythë të rrijë.

Ore vëllezër, ka sekret hetimi në këtë vend apo jo? Po ç'punë ka kjo mor vëlla, të nxjerrë sekretin.

 

Po ç'janë këta kriminelë?! Po pse duhet të dalë e vërteta sheshit, kur ne kemi sekrete shtetërore?! Ore, pse nuk bëjnë si ai Shtylla edhe këta, të ikin e të japin dorëheqjen një nga një!

 

Ore, ne heqim një që ka konflikt interesi, kur na mbin një tjetër që, pa konflikt interesi, ta fut më keq. Ore, ç'doni ju, të bëjë ligj tjetër Saliu që ata që nuk kanë konflikt interesi, nuk duhet të merren me dosjen e Mediut? Ore, po edhe këtë e bëjmë ne, se aq na pret rradakja.

Keni sy e vesh ju njëherë?

 

Ore, del i pari i fshatit edhe thotë që Mediu s'ka faj; firmos edhe një goxha koalicion, që është koalicioni më i fuqishëm që ka parë globi pas koalicionit të NATO-s. Del edhe i thotë mu në sy prokurores që nuk po respekton kodet e Doktorit. Dëgjoni ju, apo ju kanë lënë veshët?

 

 

Po Mediu ka edhe kaseta ore, ndaj i bën presion prokuroria e majtë, që të nxjerrë kasetat, dhe të tregojë shokët, po ai i thotë burgut hapu dhe kasetat nuk i nxjerr. E kemi dhe atë muhabetin që ka bërë Fatmiri me Doktorin, para se të hapnin Gërdecin.

 

"Po nuk e bëmë do na mbulojë historia me turp", - i tha atë ditë Doktori Fatmirit.

 

"Ok, - i thotë Fatmiri, veçse po më ndodhi gjë mua, amanet Shqipërinë". "Ik pa merak, - i tha Doktori, se vetëm me lavdi do mbulohet kjo punë". "Të rrojë Shqipëria", - i thotë Mediu dhe e përqafon. "Të rrojë", - ia kthen Saliu dhe i hidhet ne qafë.

 

Kështu u ndanë udhëheqësit, patriotët dhe Mediu e ka incizuar këtë bisedë, ashtu si ka incizuar gjithë veprimtarinë e mëvonshme me djalin e me baxhanakun e liderit.

 

Pse i ka incizuar? Vetëm për të qenë korrekt e të ndershëm në këtë punë, ndaj e ka bërë.

Tani ne jemi në NATO ,të dashur bashkatdhetarë, mos bëni namin për 26 veta. I thonë NATO ore, merrni vesh apo jo?

 

As në ëndërr nuk e kishim parë. Tani mund t'i thyejmë kockat kujtdo që na ngacmon, u themi mbylle gojën, se ta bën gropën NATUA. Do thoni ju, po këta që kemi ne vërdallë, të gjithë në NATO janë, kush do na ngacmojë. Po mirë o shokë, ja na sulmoi KINA apo INDIA!!

 

 

Ndaj, shokë, ne propozojmë që Mediut t'i jepet titulli "Hero Kombëtar". Në burg të vejë prokurorja Ina Rama.

 

Me ato shkelje që ka bërë ajo, më duket se do e ngrysë jetën brenda në qeli, se edhe Luli do e padisë, pasi po i ul reputacionin, edhe Fazlliçi do e padisë, se edhe atij i ka rënë reputacioni, edhe Ylli po e po që do e padisë, edhe atë gazetaren, edhe prokuroren.

 

 

Jo po, se u krijua ideja se mund të bëjë ç'të dojë ajo. Moj Silvia, mblidhe mendjen moj! Ore, ne do gjejmë të gjithë ata që janë dënuar apo hetuar edhe t'i hedhin në gjyq këta kriminelët e Prokurorisë, që t'u vijë mendja vërdallë. Ka drejtësi në këtë vend apo jo??!!

 

 

angel-of-death.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Se dija qe forumi yne kia nje Mero Baze i cili perciell informacione kaq te sterhollueshme...

Marr shkas nga gazeta TEMA e cilla perciell c'do dite nje rubrike te quajtur "antena brenda familjes"(Te cilen e boton mero baze).Ne kete rubrike pasqyrohet zhvillimi i ngjarjeve ne menyre te hollesishme brenda Partis Demokratike ku ne qender te saj eshte sekretari organizativ i PD FLAMUR NOKA dhe doktori (ai burri)

 

Edhe G3NTO pak a shume po me duket nje mero i dyte me keto shkrimet kaq "kofidenciale" te ashtequajtura shakate e.........

Share this post


Link to post
Share on other sites

Anton une shkrimet zakonisht i marr te 'Shekulli' po meqe pashe edhe rubriken e Temes do e kopjoj noj pjese edhe aty. :P

ti vazhdo e lexo Rilindjen Demokratike e Zerin e Popullit :P :P :P

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ne rast se ti i referohesh gazetes "shekulli" dhe aq me teper asaj "TEMA" duket qarte se sa informacion asnjanes dhe realist merr.Sa per leximin e R.D e Z.P ketu ke te drejte se un ne fakt punoj ne nje drejtori tek zyra e mardhenieve me publikun keshtu qe i lexoj dhe ato te dyja pasi monitorimi i medias eshte nje nga detyrat e mia... :P ;)

Share this post


Link to post
Share on other sites

qyqja nane mas ja shani salen itij mar aman se ja ba lopa ne baqe....ooooo as shaka nuk mund bahet tesh.

e quni veten demokrat pale...po kur them un se demokracia shqiptare eshte ekstremizem komunist nuk beson njeri...JA ju hiqet dhe e drejta e fjales njerzve.... :paladin: :paladin: :paladin:

peace & love se jena ne 2009...

Share this post


Link to post
Share on other sites
qyqja nane mas ja shani salen itij mar aman se ja ba lopa ne baqe....ooooo as shaka nuk mund bahet tesh.

e quni veten demokrat pale...po kur them un se demokracia shqiptare eshte ekstremizem komunist nuk beson njeri...JA ju hiqet dhe e drejta e fjales njerzve.... :paladin: :paladin: :paladin:

peace & love se jena ne 2009...

 

Ne rradhe te pare ke probleme me drejteshkrimin.Ne rradhe te dyte un nuk kam permendur ne asnje rast doktorin dhe as nuk e kam mbrojtur ate si person pasi nuk jam avokat me profesion.Ne rradhe te trete nuk kam shprehur ndonje term qe shpreh censure ndaj fjales se lire dhe lirise se te shprehurit dhe te menduarit.

 

Edhe se harrova:URIME TE GJITH ANTAREVE TE VERIUT DHE GJITH SHQIPTAREVE PER ANTARSIMIN NE NATO....

 

 

(shpresoj te mos jeni xheloj per kete arritje te qeveris shqiptare)

Share this post


Link to post
Share on other sites

drejtshkrimi im eshte verias...jam shninake flas e shkruj si shninake....tu kene se jam ne nje sit te veriut.... per te tjerat spo i jap shume koment se nuk me pelqen me fol shume per politiken...sidomos ate shqiptaren qe gjithcka mund te jete pervec se politike.... <_>

Share this post


Link to post
Share on other sites

Shoh se "debati" me ty qenka konstruktiv dhe ben mire qe po mi kujton ca gjera qe kam dashur ti parashtroj me kohe.

 

Ky forum me sa di un nuk eshte vetem i verioreve por dhe i te gjith shqiptareve pasi me sa kam pare kemi anetare edhe nga lushnja,fieri kosova et.

Se dyti ndalohet diskriminimi mbi baza krahinore,fetare dhe ideore...besoj se kjo eshte e qarte edhe ne rregullore.

Pastaj gjuha shqipe ka nje drejteshkrim qe duhet repektuar mendoj dhe ne nuk duhet ta leme forumin te bjeri ne nivele te ulta intelektuale e provinciale.Perkundrazi forumi ka nevoje per shtrirje me te gjere si ne nivel gjeografik ashtu edhe ne ate intelektual,teknologjik etj.

 

E hapa kete ceshtje cila ska ndoshta lidhje shume me temen qe dikutohet ketu i nisur nga shume ankesa dhe verejtje qe me kane ardhur mua personalisht nga shume miq kolege etj se forumi juaj ka dallime krahinore raciale e gjuhesore....Nuk eshte mire qe ti japim kete pamje pasi ndikon negativisht ne mbarvajtjen e tij....

 

 

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN DHE MOS HEZITONI TE VOTONI TE SONDAZHI I ZGJEDHJEVE !

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

MERO BAZE SHOW

 

E dashur Nënë Jovankë.

 

E mora letrën tënde. Të mërkurën në mbrëmje shkova e takova kryeministrin në shtëpi. Isha në ankth si kishte kaluar aty, por letra jote më qetësoi. Kryeministri ishte mirë. Unë hyra aty rreth orës 10 dhe ndenja rreth një orë e gjysmë. M’i shpjegoi të gjitha ç’kishte bërë në Bosnjë. Më solli dhe letrën tënde dhe u gëzova shumë.

 

I shpreha shqetësimin tim që nuk munda të isha në krah të tij në atë vizitë, por kështu erdhën punët. Profetin s’e duan kurrë në atdhe të vet. As këtë nuk e duan këtu, as mua nuk më duan në Bosnjë. Por rëndësi ka që ka kaluar mirë dhe i ka vënë ca pika mbi i me ata plehrat tanë që më përndjekin mua.

 

Këtej punët janë mirë. Luli i ka vënë punët në vijë. Se, siç e di ti, dhe unë, dhe Luli kemi të njëjtin avokat. Këtë na ka dhënë kryeministri. Dhe ai Pango këtë ka pasur, por në fund kryeministri i tha këtij: “Mos e mbro” dhe ai u tërhoq. Ne po na shkon mirë. Lulit po përpiqen t’ia mbyllin gjyqin me procedurë, d.m.th., t’i thonë gjykatës mos e gjyko, se prokuroria ka kaluar afatin tri ditë. Por këta plehrat e prokurorisë kanë nxjerrë nga sirtari fakte të reja që do t’i paraqesin në gjykatë dhe thonë që kështu procesi vazhdon. Por kryeministri më tha që, sa të jetë ai gjallë, s’kanë për ta vazhduar, se ai do ngrejë njerëzit në rrugë kundër tyre.

 

Dhe atë mikun tim, Mediun, po e shpëton me këtë procedurë. Po përpiqet t’i ngrejë padi prokurorisë dhe ta shtyjë, sa të rizgjidhet deputet. Pastaj merr prapë imunitetin dhe sorollat dosjen nga Gjykata e Faktit në Gjykatë të Lartë. Se ma përsëriti dhe mbrëmë ky burri. “Po humba, - tha, - të dy ata djemtë do t’i lë kryetarë partish që të mos i prekin. Lulin të PD, Fatmirin të PR, dhe po deshën le t’i fusin në burg, se bëhen heronj si Fatos Nano. Duhet të mësojmë dhe nga gabimet tona”, - më tha. Se në fakt është penduar që e ka futur në burg.

 

Mbrëmë kaluam mirë shumë. Pimë nga një shishe verë bashkë. Ishte shumë i kënaqur, se të nesërmen do miratonte këtë protokollin e NATO-s. E ka mirë punën tani. Sado të flasin këta të opozitës, ai do mburret me NATO-n. Por e ka keq me këta amerikanët, se i thonë, po e përdore NATO-n politikisht kundër opozitës, do dalim kundër teje publikisht. Dhe është trembur pak, se i prish shumë punë. Këtu po përpiqet të hapë fjalë që e ka mirë me Amerikën dhe keq me ambasadorin, por s’para e besojnë këtë, se dalin gjithmonë ata nga Uashingtoni dhe thonë që ambasadori ka besimin tonë. Por sidoqoftë ishte i gëzuar.

 

Folëm gjatë për të gjitha gjërat. Dhe për fushatën që po vjen. Do t’u gjej një kompani për fushatën. Më tha hapur: “Këtë radhë mos ki merak për lekët. Madje, mund të rrisim dhe faturën dhe t’i lëmë ca mënjanë, se mund të vijnë ditë të vështira më pas.” Folëm dhe për gjyqin tim. Më tha: “Mos ki merak fare.” Letër-porositë nga Qiproja mund të vonojnë dhe mund të mos vijnë fare. Po s’erdhën ato, ç’do më bëjnë mua? Në fund të fundit, dhe po më dënuan, kiamet i madh. Nuk do vij më këtu. Autorizimet për çdo gjë ia kam lënë studios së Argitës, i ndjek ajo punët.

 

Folëm në detaje dhe për opozitën. Më ka vënë pak në siklet, se në fillim, kur nuk njiheshim mirë, unë kisha nevojë të krijoja besim dhe u nxitova, i kam pas thënë që kam ca video të Edi Ramës nudo. Dhe ai u bë shumë entuziast. Më tha: “Ku i ke gjetur?” S’dija ç’t’i thosha dhe i thashë që unë jam anëtar i bordit të WIKIPEDIA-s në internet. Ai e çmoi shumë këtë. Po ishte një gazetar pis aty që u tall dhe tha është gjithë lagjja ime anëtare, kushdo që ka internet në shtëpi. Por ai s’e kuptoi mirë. Dhe ua tha dhe atyre në parlament atë që unë kam materiale kompromentuese për opozitën. Tani m’i kërkoi ato, po unë s’kam ku t’i gjej. I thashë m’i kanë zhdukur, por mund të sajojmë diçka. I dhashë shpresë kot, se s’kam ku t’i gjej.

 

Po kur dola, se ç’ishte një që më filmoi me celular. Në fakt, nuk e kuptova, po pashë rojën që vrapoi ta zbonte. Ai do jetë mërzitur shumë, se s’më ka marrë në telefon pas kësaj. Në fakt, ai paskësh qenë kot, se ishte një vajzë në “City Long”, një lokal aty që më paska filmuar. E tmerrshme është në këtë vend. As të shkosh privatisht në një shtëpi s’të lënë. Dhe kryeministri e ka thënë publikisht që “shtëpia është kështjella ime”, po këta nuk marrin vesh. Dhe aty i bien më qafë. I ka thënë të gjitha, u ka kujtuar Kodin e Vdekjes, Kodin e Familjes, Kodin e Kanunit, po s’dëgjon njeri. Këta janë popull i çuditshëm, besojnë vetëm Kodin Penal dhe Kodin Civil, këto kodet e tjera të këtij kryeministrit nuk i duan. Kurse ky i do të gjitha këto Kodet. Kurse për Kodin Penal dhe Kodin Civil nuk ka shumë respekt. Më ka thënë kaq herë që “dua t’i ndërroj”, por i duhet konsensus.

 

Tani letrën po e mbyll. Siç e sheh, këtu telashet nuk mbarojnë kurrë, por shpresoj se do t’ia dalim mbanë. Më bëhet qejfi që je mirë dhe shpresoj që një ditë telashet e mia në këto vendet e Ballkanit të mbarojnë dhe unë të bëhem njeri normal si gjithë të tjerët dhe të shëtis i lirë, pa më futur njeri në burg.

 

Yti, Damiri.

 

KETE RUBRIKE KONSPIRATIVE MUND TA GJENI CDO DITE TE GAZETA TEMA....TEK RUBRIKA E SAJ "ANTENA BRENDA FAMILJES"

Share this post


Link to post
Share on other sites
Shoh se "debati" me ty qenka konstruktiv dhe ben mire qe po mi kujton ca gjera qe kam dashur ti parashtroj me kohe.

 

Ky forum me sa di un nuk eshte vetem i verioreve por dhe i te gjith shqiptareve pasi me sa kam pare kemi anetare edhe nga lushnja,fieri kosova et.

Se dyti ndalohet diskriminimi mbi baza krahinore,fetare dhe ideore...besoj se kjo eshte e qarte edhe ne rregullore.

Pastaj gjuha shqipe ka nje drejteshkrim qe duhet repektuar mendoj dhe ne nuk duhet ta leme forumin te bjeri ne nivele te ulta intelektuale e provinciale.Perkundrazi forumi ka nevoje per shtrirje me te gjere si ne nivel gjeografik ashtu edhe ne ate intelektual,teknologjik etj.

 

E hapa kete ceshtje cila ska ndoshta lidhje shume me temen qe dikutohet ketu i nisur nga shume ankesa dhe verejtje qe me kane ardhur mua personalisht nga shume miq kolege etj se forumi juaj ka dallime krahinore raciale e gjuhesore....Nuk eshte mire qe ti japim kete pamje pasi ndikon negativisht ne mbarvajtjen e tij....

 

 

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN DHE MOS HEZITONI TE VOTONI TE SONDAZHI I ZGJEDHJEVE !

deskriminim....me fal po ti nuk je ne terezi...

une shkruj si flas me merr malli me shrujt shqip e shkruj ktu....me pelqen te shkruaj ne dialektin tim kush nuk e kupton le ta shkruj e un ja perkthej ok....kurse drejtshkrimin maka msu zysh vollga ske nevoj te ma msosh ti

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

ja dhe nje vjershe per qeverin e integrimit se kishte kohe qe nuk postoja te kjo teme !!!!!

 

Qeveria e Integrimit

 

 

Në emër të integrimit

 

Na janë bërë miq për kokë

 

Njëri blu, e tjetri rozë

 

politikën e bënë bozë.

 

 

Për Mjedis Fatmir Medinë

 

Në Gërdec as bar nuk mbin

 

Flinim me frikë në shtëpi

 

Tani as jashtë dot nuk rri

 

 

Pa harruar Spiro Kserën

 

Që kthen rrugë nga ka erën

 

Qe na flet për punësimin

 

Dhe na tregon emigrimin.

 

 

Edhe Beni “gjeneral”

 

Ters e nisi këtë radhë

 

Na sqaron s’ka tradhti

 

Në kufirin me Greqi

 

 

Pollo pa portofol

 

është nën mëngë si një xhol.

 

Si gjithmonë i pavenitur

 

pas doktorit i kopsitur.

 

 

Petrit Vasili si trim

 

pas Ilirit, vetëtimë

 

Nuk pranon dot “varfërinë”

 

Si ilaç do ministrinë.

 

 

Drejtësia nën Nishanë

 

të flasi kujt ia mbanë.

 

Tani të gjithë shpëtuam

 

me drejtësinë mbaruam.

 

 

Rrugët i mban prapë Olldashi

 

Ngaqë Luli shpejt e trashi

 

Berisha i rri te koka

 

Se nuk bën t’i rritet rroga

 

 

Për Majlindën flasim kot

 

Vizat nuk na i heq dot

 

Dhe nuk ka asgjë në dorë

 

Të nxjerr në breg kët’ vapor

 

 

Më rehat është Ferdinandi

 

Për çdo post ka qenë gati

 

Me Turizëm e Kulturë

 

Së paku kapi një zyrë

 

 

Te Financat Ridvani

 

Se është zgjeruar sahani.

 

Mbledh pará e vendos gjoba

 

Dhe prapë nuk ka lek për rroga

 

 

Energjia ka Dritanin

 

korrupsionit i bën namin.

 

Herë shahet, herë pajtohet

 

do vetëm të rregullohet.

 

 

Me Rulin dopio finok

 

që s’të bën kurrë shok.

 

Do vetëm një portofol

 

herë As e herë xhol.

Share this post


Link to post
Share on other sites

...pas ca kohesh shkeputjeje kthehen komentet thumbuese dhe shakate mbi aktualitetin.......

 

# 2 korriku ishte dita kur shqiptarët hynë në ambasada. Këtë vit festohet edhe në Shqipëri. E dini pse? Sepse 2 korriku i vitit tjetër (pas liberalizimit të vizave) do festohet vetëm në diasporë. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

# Ilir Meta bëri thirrje për fillimin e reformës zgjedhore. Po, po, bjeri se mirë i bie... A s'ngjan Meta me Sanço Pançon dhe Berisha me Don Kishotin? E kam me vërte. Njëri mbi kalë, tjetri gomar. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

# Dje ishte 28 qershori, dita kombëtare e manipulimit të zgjedhjeve. E dini se 28 qershori është edhe dita kur turqit pushtuan Ballkanin, më 1389, në Fushë Kosovë. Çfarë? Jo, jo Berisha, Sulltan Murati. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

# E patë Angli-Gjermani? E patë cfarë goli i bukur ju mohua anglezëve ne boteror. Kapelo i shkretë u be helm. E degjuat si tha pas ndeshjes? Na ndodhi si Shqipërisë më 28 qershor. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

# Serbia do heqë vizat me Shqipërinë. E pse? Kujt i duhen vizat serbe? Kush do shkoj në Serbi? Ilir Meta? S'ka nevojë. Ka komunitetin serb në Tiranë - Këshillin e Ministrave. :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

# Berisha tha se opozita po bojkoton votimin e ligjeve në Parlament për inat të tij. Çfarë? Gjithmonë thotë të kundërtën. Jo për, por, kundër inatit tënd. Helllooo... :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

# E morët vesh se Presidenti i Serbisë do vizitoj Shqipërinë. Besoj e merrni me mend çfarë do i thotë ai në fillim Berishës? "Ou, sa shumë shqiptarë paskeni dhe ju këtu." :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

# Më në fund një lajm i mirë nga Shqipëria. Berisha do japë dorëheqjen... E di, e di, e pabesueshme... E morët vesh kush do e zëvëndësoj? Leka i Parë (Argita).

Share this post


Link to post
Share on other sites

# E morët vesh se më shumë të ardhura nga turizmi ka patur vjet se sivjet. Kurse qeveria thotë se sivjet ka dyndje turistësh. Kjo tani po ngjan me 28 qershorin, po i shumëzojnë turistët me 3.

 

# Ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferri tha dje se do ulen çmimet në hotele sepse ka dyndje turistësh... Po çmimet sikur ulen kur s'ka turistë, jo kur ka (Ferdi i ngatëron turistët me "anijet me dylbera").

 

# E dëgjuat Berishën duke folur për gay-t në mbledhjen e Qeverisë. I patë ministrat si qeshnin? Me që ra fjala, a s'ngjan qeveria Berisha me harem? Harem me gay... Çfarë?

 

# Aq shumë ka rënë numri i pushuesve në plazhet shqiptare sivjet, sa Berisha urdhëroi komisionerët e PD-s të numërojnë turistët.

 

# E dëgjuat Berishën si tha dje në mbledhjen e Qeverisë? Në vend kanë hyrë turistë më shumë se banorë. Prit pak... Kjo i ka ndodhur Berishës edhe me 28 qershor, kur kishte më shumë vota se banorë.

 

# E morët vesh pse Berisha thotë që ka bum pushuesish këtë verë. Sepse turistët e huaj po numërohen nga komisionerët e PD-s të 28 qershorit.

 

# Besoj keni dëgjuar për skandalin e naftës që lidhet me deputeten e PD-s Albana Vokshi. Bëhet fjalë për miliarda dollarë të dyshimtë. Dje opozita tha se fitimet nga shitja e karburantit kanë shkuar për familjen Berisha. Dhe të mendosh që Berisha s'di ti japë as makinës.

 

# Një lajm i mirë. Ka vdekur në Athinë udhëheqësi i juntës ushtarake greke të 1967-1974, Dimitris Joanidis. Lajm i keq është se Bollano tani ka Berishën.

 

# Policia shqiptare ka mbetur pa uniforma. Shteti nuk ka para të porosisë uniforma të reja. Aq keq është ekonomia shqiptare sot, sa Berisha urdhëroi veshjen e ministrave me kostumet e ish-byrosë politike (Lulzim Basha kostumin e Enverit, Ilir Meta të Palit, Topalli të Nexhmijes, dhe Bujar Nishani të Berishës).

 

# E dëgjuat fjalimin e Berishës nga Kalaja e Himarës. A s'dukej si e ëma e Zeqos në majë të kalasë. E degjuat si tha për djalin e Skënderbeut? E ka pas emrin Shkëlzen!

 

# Pas vizitës së Berishës në Himarë është shtypur e lënë në rrugë një person nga makina e kryeministrit. Prit pak. Jo, jo gabim. Ishte makina e Nanos.

 

# Besoj e morrët vesh se letrën kundër Withers e kishte nisur Ilir Meta. Njëherë e mohoi kategorikisht. Pastaj e pranoi. Si tha. E kishte nisur Monika, se ai s'bënte më seks. Çfarë???

 

# E lexuat intervistën e Tritan Shehut te Koha Jonë. Këtë rradhë e sqaronte më mirë punën e preshit. Ka vuajtur shumë i shkreti. Dhe ne mendonim se kishte "ngrënë" vetëm gjysmën.

 

# Ilir Meta refuzoi ta ketë dërguar letrën kundër Ambasadorit Amerikan. Asnjë s'po e merr përsipër tani. Me ç'duket ka qenë ndonjë nga ato anonimet, poshtë derës... Dhe po qe ashtu, hajde gjejje kush:

Blendi Fevziu (KORANI)

Jemin Gjana (I VOGLI)

Halit Shamata (ÇANTA)

Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)

Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)

Shaban Memia (QUKAPIKU)

Vili Minarolli (PROFESORI)

Ridvan Bode (KORÇARI)

Jozefina Topalli (DIZINJATORI)

Sali Berisha (PENICILINA)

Fahri Balliu (RRJEPSI)

Leonard Demi (MURRIZI)

Uran Butka (DOKU)

Remzi Lani (HOLTA)

Mero Baze (ÇORAPJA)

Spartak Poçi (INXHINIERI)

Armando Shkullaku (BOZHURI)

Servet Pëllumbi (YLLI)

Preç Zogaj (ÇIFTELIA)

Genc Ruli (STILOLAPSI)

Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

 

# Tani që Ilir Meta e mohoi dërgimin e letrës kundër Ambasadorit Amerikan, dyshimet bien vetëm mbi Berishën... Apo jo, jo. Eshtë edhe një tjetër. Pronari i Tv Klan - Tadiç.

Share this post


Link to post
Share on other sites

1. PS e PD vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për korrupsion, dhe po i nxjerrin të gjitha vetë në pazar... Aq të sigurtë janë se Prokuroria s'do i proçedoj.

 

2. E morrët vesh më të fundit? Berisha do tërhiqet nga pushteti për arësye shëndetësore, si Fidel Kastro. Vendin do ja zërë i vëllai, Raul Fazlliç.

 

3. Në Tiranë është për vizitë një delegacion i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Kineze. Gjatë takimit me Berishën ata i ofruan pozicionin e doktorit të bllokut.

 

4. E morrët vesh vesh se mes Kosovës e Shqipërisë ka filluar sherri. Shkak është vendimi i Priftit për të mos lejuar ndërtimin e një hidroçentrali në afërsi të Kukësit. Kështu shkoi kjo punë, njëherë Hoxha, e tani Prifti, na prishën me Kosovën... Prandaj më mirë: Feja e shqiptarit - shqiptaria.

 

5. U ka bërë përshtypje se sa herë zbardhet korrupsioni i një anëtari qeverie, ata akuzojnë Ramën se ka bërë këtë e atë. Pra, "jo vetëm ne, por edhe ai, o baaa...." (Fuck your baaaa).

 

6. Berisha s'reagon fare për korrupsionin në qeveri. Qindra milionë dollarë pislliqe, dhe ai asnjë deklaratë. Si tha dje, do rregullojmë të gjitha rrugët. Po ku do i gjesh paratë, se bota i ka lënë të vetat gropa-gropa për shkak të recesionit. Ah po, do ja japë Bregu pas kodrës.

 

7. E dëgjoni se për çfarë vlerash korrupsioni bëhet fjalë? 500 milion dollarë, 600 milion... E kuptoni çdo të thotë kjo? Qeveria Shqiptare do luaj filmin ''Sali Baba me 40 hajdutë''.

 

8. I keni ndjekur lajmet e fundit për korrupsionin e qeveritarëve?

- Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Berisha s'i ka më para borxh Argitës.

- Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Qeveria ka marrë kredi, për rritjen e pensioneve, nga Dritan Prifti.

- Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Ministrja Bregu s'do më bakshishe.

- Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Fatos Nano do ndahet me Xhoanën... Do martohet me Ministren Bregu.

02_shtator_KARIKATURA.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Statuja romake e Apollonisë, shkëmbim me eshtrat e Ismail Qemalit

 

Lajmi se në Apolloni u zbulua një statujë romake u prit me shumë gëzim nga Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, i cili u nis menjëherë drejt vend-zbulimit. Me të mbërritur në Apolloni tek vendi ku u gjend statuja, ministri Xhaferri kërkoi gërshërët dhe u habit se përse nuk kishte asnjë shirit.

 

 

Një punëtor i mbështetur tek lopata e tij aty pranë, i sqaroi se kur gjenden statuja nuk priten shirita, sepse quhet zbulim dhe jo inaugurim. Për më tepër që ekskluzivitetin e prerjes së shiritave e kishte vetëm kryeministri Sali Rroftë Berisha, pastaj zv.kryeministri Ilir Meta, pastaj kushedi a i binte radha atij.

 

 

Menjëherë Ferdi mbajti një fjalim të shkurtër, ku shpalosi edhe vizionin e tij për këtë zbulim arkeologjik. "Kjo statujë romake, me siguri i përket periudhës romake" - deklaroi ai.

 

 

"Përfitoj nga rasti të shpreh gëzimin tim për këtë zbulim me përmasa historike, pasi Këshilli i Ministrave.org ka miratuar planin tim historik ambicioz siamez për ta shkëmbyer historinë me histori. Kur statuja të kthehet në Romë, shteti italian do të na kthejë eshtrat e patriotit Ismail Qemali, për të cilin kam vite që negocioj me italianët, - përfundoi Ministri i Kulturë

Share this post


Link to post
Share on other sites

- U ka bërë përshtypje sa shumë gra janë implikuar në korrupsion? Albana Vokshi, Majlinda Bregu, Raimonda Bulku... A s'ngjan Berisha tani me një tutor? Me të vetmin dallim se pi viagra.... P.I.M.P

 

- E keni parasyshë Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama? Ju kujtohet kur Berisha e quante Silvia Konti? E dini pse nuk e quan më? Sepse e la Berishen te korruptohet.....

 

- E keni parasyshë Sali Berishën. Ai që herën e parë e dogji Shqipërinë, dhe herën e dytë e vodhi. E dëgjuat si tha dje për vizat? "Kjo do jetë një vjeshtë e madhe për shqiptarët"! E kuptoni ç'do të thotë? "Rjedhje e madhe për shqiptarët".

 

- E patë zonjën Topalli duke prezantuar sallën e re të Parlamentit. A s'ngjante me, "Stambolli digjet, Topalli krihet".

 

- Ina Rama u ka kërkuar Task Force të hetojnë korrupsionin e qeveritarëve. Një gjë s'kuptoj. Pse nuk e heton vetë? Çështje me qindra milionë dollarë korrupsion s'ka as Prokuroria e Hagës. Prandaj Berisha s'shkon në Hagë.

 

- Qytetari i fundit qe u mor ne pyetje nga prokuroria per nje trasferte 50 mije eurosh nga vendet arabe ishte Hoxha i Lushjes....

Kur doli ai deklaroi: Ore,Prifti beri miliona euro brenda vitit,mua per 50 mije do me fusin ne burg.

 

 

 

 

 

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lajme të g'zume për 2267-ën

 

Kryeministri Sali Rroftë Sali Berisha ka mbledhur dje çunat në një mbledhje në sallën e Këshillit të Ministrave.org. Pasi u ulën të gjithë ministrat, një punonjës kabineti lajmëroi kryeministrin që mund të hynte.

 

 

Siç dihet, Berisha gjithmonë futet nëpër salla i fundit. Përjashtim nga ky rregull, kryeministri bën vetëm kur është ndonjë rast emergjent si p.sh., të shkuarit në WC.

 

 

Ministrat u çuan të gjithë në këmbë dhe i dhuruan disa batare duartrokitjesh rekordmenit të notit, fituesit të medaljes blu dhe të argjendtë, vetë kampionit absolut që populli e ka mbiquajtur "Sali Salmoni".

 

 

Kryeministri i bëri një përmbledhje të shpejtë situatës dhe rezultateve ekonomike të papame, duke premtue që në 2267-ën shqiptarët do kenë stadiume siameze, trena elektriko-kozmikë, do ndryshojë ngjyra e gjakut, ajo e ... etj. "Shqipëria po shpërthen", - deklaroi Berisha, duke e bërë Fatmir Mediun ta mbulonin djersët.

 

 

Berisha tregoi më pas se si Shqipëria po njihte shifra historike të mirëqenies dhe jo vetëm kaq, por të gjithë ishin kënaqur me çmimet fare të ulëta.

 

 

"Unë vetë, tha kryeministri, për këto pushime nuk kam pague asnji lek në mënyrë absolute. Edhe pse unë vajta në Dhërmi i maskue si qytetar i thjeshtë, kudo që shkoja nuk më linin të fusja dorën në xhep..."

 

 

Pas kryeministrit, edhe ministrat e tjerë nisën të tregonin se si ishin maskue si ministra të varfër kur kishin shkue me pushime jashtë vendit dhe për çudi kudo që shkonin i gjenin plazhet bosh. Arsyeja: "Të gjithë kishin shkuar në Shqipëri."

 

 

Në fund të mbledhjes, vetë shefi i madh, Sali Rroftë Sali Berisha, deklaroi se Ay ishte kryeministër largpamës që bënte vetëm gjëra të papame etj.

Share this post


Link to post
Share on other sites

- I patë ndryshimet e sallës së Kuvendit? E patë çfarë shkruhej mbi stemën e Parlamenit? "Shpella e hajdutëve".

 

- Besoj e morrët vesh se Ilir Meta nuk do jetë më Ministër i Jashtëm. E çfarë pastaj? Ministri i Jashtëm i Serbisë ishte kot...

 

- Ilir Meta tha se do largohet si Ministër i Jashtëm sepse mbeti jashtë vendit. Do bëhet Ministër Ekonomie... Prit pak. Po përsëri jashtë vendit do ngelet.

 

- E dini më të fortën e deputetëve shqiptarë? Bëjnë ligje vetëm për shqiptarët, jo për vete. Për vete i kanë me "s" para: "Vjedhja s'dënohet", "S'ali Baba".

 

- Dritan Prifti është përjashtuar nga Qeveria Shqiptare... Po pse? Po zbatonte urdherat. Po vidhte...

 

- Keni dëgjuar për skandalin e privatizimit të ekspozitës "Shqipëria sot"? Sa shumë korrupsion, ë? Si vetë emri i ekspozitës.

 

- Kjo puna e djegies se fletëve të votimit po ngjan tani me djegien e librave të Kuranit nga prifti i Floridas. Me të vetmin dallim se Berisha... Prit pak. Berisha e ka djegur një herë Kuranin më 1967-n.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...