Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Ina_84

Tumoret

Recommended Posts

Si shkaktohen tumoret?

 

Studimet e kryera nga mjeket specialiste te onkologjise rendisin 12 faktore kryesore te cilët ndikojne ne shfaqjen e semundjeve te kancerit. Dy nga shkaktaret kryesore qe renditen si nxites te semundjes janë alkooli dhe duhani.

 

Konsumimi i duhanit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt sjell probleme te riparueshme për mushkerine, probleme te cilat kalojne deri ne semundje kancerogjene. "Duhani dhe drogat e ndryshme permbajne lende kancerogjene qe shkaktojne mutacione ne organizem, duke shkaktuar kancer" thuhet ne studimin e kryer nga specialistet e onkologjise. Sipas tyre, edhe vera dhe birra permbajne substanca paresore qe shkaktojne kancer, edhe duke konsumuar 10 mililitra alkool.

 

Mjedisi dhe ajri i ndotur janë faktore te tjerë qe tregojnë rritjen e kancerit te mushkerive, sidomos ne zonat industriale ku ka edhe mbetje dhe substanca toksike. Ndërsa femrat qe jetojne pranë zonave me ndotje te tillë rrezikojne një menopauze te hershme.

 

Ushqimi i zgjedhur te bën qe te mbash larg kancerin. Kjo është një nga keshillat kryesore te mjekeve onkologe te cilët rekomandojne mos përdorimin e ushqimeve qe permbajne elemente toksike. Kështu konservat, peshqit e rritur ne akuarium apo edhe qumështi industrial permbajne lende qe shkaktojne kancer te zorres se trashe apo edhe te aparatit tretes. Por edhe uji i ndotur mund te jetë një nga faktoret kryesore te shfaqjes se tumoreve të ndryshme. Studimet e viteve te fundit kanë treguar se femrat janë me te rrezikuara te preken nga kanceri për shkak te kimikateve qe gjendjen ne shtepi. "Boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet për pastrim shtepiak mund te jenë shkaktare te shfaqjes se kancerit" thonë studiuesit evropiane. Ndërkohë qe edhe gazi, benzina dhe nafta sidomos për ata qe punojnë për nxjerrjen e tyre janë shkaktare te tumoreve. Sipas specialisteve, rrezik kanceri tek lekura shfaqin edhe prodhimet farmaceutike dhe ato kozmetike.

 

Faktoret nxites:

 

Duhani njihet si një nga faktoret kryesore për shfaqjen e tumoreve ne mushkri

 

Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojne kancer te mushkerive dhe menopauze tek gratë

 

Pirja e alkoolit njihet si një nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit te stomakut

 

Elementet toksike te ushqimet perbejne rrezik për shfaqjen e kancerit te zorres se trashe

 

Rrezet radioaktive mbeten një nga shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne lekure

 

Niveli i lartë i hormoneve sjell menopauze te shpejte tek gratë dhe tumor te qafes se mitres

 

Konsumimi i ujit te ndotur bëhet shkak mutacione të ndryshme dhe shfaqje te tumoreve

 

Kimikatet qe gjenden ne shtepi janë një nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri

 

Gazi, benzina, vajguri sidomos për punonjesit ne këto sektore janë shkaktar për shumë tumore

 

Produktet farmaceutike nëse janë te pakontrolluara bëhen shkak i shfaqjes se tumoreve të ndryshme

 

Produktet kozmetike te një cilesie te dobët nxisin shfaqjen e tumoreve te lekures

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Eheheh e vertete doktoreshe!

Shume nga ketofaktore qe shkaktojne tumorin ne Shqiperi merren

jo seriozisht dhe anashkalohen.

Nuk dihet saktesisht se sa eshte numri i te vdekurve nga tumoret ne Shqiperi çdo vit.

Por mendohet se rreth 7000 jane çdo vit viktimat kompleksive te faktoreve qe shkaktojne

tumore.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...