Blog
8°Tiranë
Hyr

Blog › Kinema

Shuhet legjenda e filmave komiko-aksion, ’Bud Spencer’

Ka ndërruar jetë pasditen e sotme aktori i mirënjohur për shumë te rinj shqiptarë te viteve 80-90, Bud Spencer. Lajmi është konfirmuar nga i biri Giuseppe Pedersoli."Babai ndërroi jetë qetësisht rreth orës 18:15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë.…

·

Shuhet legjenda e filmave komiko-aksion, ’Bud Spencer’

Ka ndërruar jetë pasditen e sotme aktori i mirënjohur për shumë te rinj shqiptarë te viteve 80-90, Bud Spencer. 

Lajmi është konfirmuar nga i biri Giuseppe Pedersoli.

“Babai ndërroi jetë qetësisht rreth orës 18:15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë. Fjala e tij e fundit ishte “Faleminderit”.”, kjo ka qenë edhe fjala e djalit të Bud Spancer.

Për shqiptarët ai njihet gjerësisht edhe si “Polic këmbëmadhi”. Me rolet e tij ai u kthye një personazh i dashur dhe heroik në të gjithë botën.

Bud Spencer ka lindur më 31 Tetor 1929 në Napoli. Ai u kthye në një aktor Italian të njohur dhe komedian i cili ka luajtur për një kohë të gjatë filma komiko-aksion me aktorin e njohur italo-amerikan partnerin e tij Terence Hill.

Karriera e tij fillon në vitin 1951, por ajo më së shumti merr vrullë gjatë viteve 70-dhjeta kur së bashku me aktorin tjetër komik Mario Girott, por i njohur si Terence Hill, luajtën 20 filma të cilët ishin të pelqyeshëm për publikun.

Perveç aktrimit Bud Spencer ka qenë edhe një ish-notar profesionist gjithashtu edhe prodhues filmash. 

Gjithashtu ai është diplomuar për juridik dhe po ashtu kishte qenë edhe pilot helikopteri dhe ai kishte hapur një fond për bursa për studentet e rinj.

1.285 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?