Blog
18°Tiranë
Hyr

Blog › Teknologji

Youtube heq videot "fake" mbi lidhjet mes 5G dhe koronavirusit

YouTube do të heqë, ose sidoqoftë, do të zvogëlojë shikueshmërinë e atyre video-ve që mbrojnë teoritë e komplotit duke e lidhur epideminë e koronavirusit me rrjetin 5G të teknologjisë së telefonave. Kompania me bazë Kaliforni, tha se masa vjen pasi…

·

Youtube heq videot "fake" mbi lidhjet mes 5G dhe koronavirusit

YouTube do të heqë, ose sidoqoftë, do të zvogëlojë shikueshmërinë e atyre video-ve që mbrojnë teoritë e komplotit duke e lidhur epideminë e koronavirusit me rrjetin 5G të teknologjisë së telefonave. Kompania me bazë Kaliforni, tha se masa vjen pasi, në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 5 kulla 5G u vunë zjarrin pas përhapjes së lajmeve të rreme.

Videot që shkelin rregullat e YouTube janë fshirë, tha një zëdhënës, duke kujtuar se kompania "ndalon gjithashtu videot që në vend të kujdesit mjekësor promovojnë metoda që nuk janë provuar nga ana e mjekëve për të parandaluar koronavirusin". Përkrah kësaj, thotë kompania -"ne kemi filluar të kufizjmë popullaritetin e video-ve që nxisin, siç janë teoritë e komplotit që lidhen me 5G dhe koronavirus, të cilat mund të keqinformojnë përdoruesit në mënyra të dëmshme".

Në njërën nga videot e hequra, raporton Guardian, një ish-ekzekutiv i vetë-vetëquajtur i një kompanie të telefonisë celulare në Mbretërinë e Bashkuar pretendoi se testet për koronavirus ishin përdorur për të përhapur virusin, dhe se pandemia ishte krijuar për të fshehur vdekjet e shkaktuara nga teknologji celulare.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?