E ardhmja e motorrave !
Motorri i ri BMW Motorrad Vision Next 100 është mishërimi i fundit i teknologjisë më të avancuar gjermane. Koncepti i ri është bërë publik me rastin e 100 vjetorit të shtëpisë gjigande të prodhimit të automjeteve (BMW) e cila ka…
Ndaje

Motorri i ri BMW Motorrad Vision Next 100 është mishërimi i fundit i teknologjisë më të avancuar gjermane.
Koncepti i ri është bërë publik me rastin e 100 vjetorit të shtëpisë gjigande të prodhimit të automjeteve (BMW) e cila ka në pronësi edhe marka si Rolls Royce dhe Mini.
Gjatë eventit që u mbajt në Kaliforni, në një hangar avionash, BMW deklaroi se koncepti i ri është aq i avancuar sa nuk ka më nevojë të perdorësh një kaskë.
Motorri i ri gjithashtu është i vetë-balancueshëm dhe si rrjedhojë ai nuk mund të rrëzohet pavarësisht sa tenton të anohesh.
Motorri i ri gjithashtu shfrytëzon teknologjitë e reja për ti transmetuar drejtuesit të dhena mbi rrugën dhe ambjentin rreth e rrotull.



Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.