Blog
17°Tiranë
Hyr

Blog › Auto

Michel Platini zyrtarizon kandidaturën për kreun e FIFA-s

Michel Platini ka marrë vendimin përfundimtar. Do të kandidojë për postin e Presidentit të Fifa-s. Supersport bëri publik lajmin e mësuar nëpërmjet burimeve konfidenciale, shumë pranë Platini, vendimin e numrit një të Uefa-s për tu prezantuar në zgjedhjet presidenciale të…

·

Michel Platini zyrtarizon kandidaturën për kreun e FIFA-s
Michel Platini ka marrë vendimin përfundimtar. Do të kandidojë për postin e Presidentit të Fifa-s.

Supersport bëri publik lajmin e mësuar nëpërmjet burimeve konfidenciale, shumë pranë Platini, vendimin e numrit një të Uefa-s për tu prezantuar në zgjedhjet presidenciale të organizmit qeverisës së futbollit botëror, pak orë para se ai të zyrtarizohej publikisht nga Shefi i Uefas.

Platini ka marrë kështu misionin për të zbritur në fushë për të marrë drejtimin e futbollit botëror duke zëvendësuar Joseph Blatter, i tronditur nga skandali i korrupsionit që ka përfshirë Fifan.

Francezi është në këtë mënyrë favoriti absolut për të marrë drejtimin e organizmit botëror dhe për të nisur një epokë të re në Fifa pasi gëzon mbështetjen e katër Konfederatave.

Uefa-s ku është aktualisht president, Conmebol-it të Amerikës së Jugut, Concacaf të Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve, dhe AFC, Konfederatës Aziatike.

Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë Platini ka në favorin e tij 144 vota nga 209 që janë në total.

Le Roi tanimë i duhet të kërkojë votat e Oqeanisë dhe Afrikës, Konfederata që kanë qenë historikisht pro Blatter, për të fituar unanimisht zgjedhjet e shkurtit.

Për momentin pervec Platini, janë dy kandidaturat e zyrtarizuar për Presidencën e Fifa-s, Zico, legjenda e futbollit brazilian, dhe Musa Bility, President i Federatës së Futbollit të Liberisë.

Javët e kaluara është hedhur në tregun mediatik edhe hipoteza Diego Armando Maradona. Kongresi i Jashtëzakonshëm i Fifas që do të përcaktojë presidentin e ri të Futbollit Botëror është thërritur për në datën 26 shkurt 2016 në Zyrih.

674 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?