Sporti
12°Tiranë
Hyr

Sporti › Superliga - Shqiperi

Titulli një thriller, Partizani-Kukësi pa fitues

Titulli i Superiores mbetet një thriller deri në fund, me Partizanin dhe Kukësin që nuk prodhuan dot një fitues në duelin direkt për titullin. Pas 32 javësh ekipi i Gjokës ruajti pathyeshmërinë duke patur një hap më shumë se të…

·

Titulli një thriller, Partizani-Kukësi pa fitues
Titulli i Superiores mbetet një thriller deri në fund, me Partizanin dhe Kukësin që nuk prodhuan dot një fitues në duelin direkt për titullin.

Pas 32 javësh ekipi i Gjokës ruajti pathyeshmërinë duke patur një hap më shumë se të kuqtë në garën për titullin, që pavarësisht dëshirës nuk ia arritën dot të thyenin Kukësin.

Me një ''Selman Stërmasi'' të tejmbushur ku mbizotëronte e kuqja, arbitër të huaj dhe nën sytë e Luçiano Moxhit të pranishëm në stadium, Partizani dështoi të merrte i vetëm kreun e tabelës së klasifikimit.

Sfida e “Selman Stërmasit” u zhbllokua në minutën e 21-të nga verilindorët, të cilët gjetën rrugën e rrjetës me anë të Dverkoniviç, e me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Partizani hyri me një marsh më shumë në 45-minutëshin e dytë, duke barazuar shifrat vetëm 30 sekonda pas rifillimit të lojës, këtë herë falë një autogoli të Ylli Shametit të Kukësit.

Në pjesën e mbetur të sfidës, kryeqytetasit e kërkuan më shumë golin e fitores, madje patën një rast të artë në minutën e tretë shtesë, por që nuk u shfrytëzua siç duhej.

Me këtë barazim, Kukësi vijon të mbetet i pamposhtur në këtë sezon të Superiores, ndërsa çështja e titullit mbetet ende “peng”, ndoshta i dy javëve të fundit, kur të dyjave skuadrave do t’u duhet të ndeshen me Skënderbeun.

lGjithashtu verilindorët mbeten sërish në krye me pikë të barabarta me Partizanin, me nga 66 secili, por me verilindorët në avantazh të përballjeve direkte, ndërkohë që Skënderbeu, nëse do të fitojë ditën e shtunë ndaj Vllaznisë në Korçë, do t’u afrohet me vetëm një pikë diferencë dy kryesuesve.

Verilindorët presin korçarët në Kukës javën e parafundit, ndërsa “ujqërit e dëborës” do të presin më pas në Korçë ekipin e Partizanit, në 90-minutëshin e fundit të kampionatit.

Takimi nisi me një minutë heshtjeje në nder të legjendës së "të kuqve", Gjergji Thaka, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, pranë fotos së të cilit vendosën lule të dyja ekipet.

802 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?