Sporti
12°Tiranë
Hyr

Sporti › Superliga - Shqiperi

Kriza ekonomike nga Covid-19, Rama: Nuk ka ndihma per futbollin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i jep një përgjigje të prerë, numrit 1 të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, lidhur me kërkesën e këtij të fundit i cili i kërkoi ndihmë qeverisë për të ndihmuar klubet e futbollit në…

·

Kriza ekonomike nga Covid-19, Rama: Nuk ka ndihma per futbollin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i jep një përgjigje të prerë, numrit 1 të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, lidhur me kërkesën e këtij të fundit i cili i kërkoi ndihmë qeverisë për të ndihmuar klubet e futbollit në vendin tonë në këtë kohë krize ekonomike nga koronavirusi. Sipas numrit 1 të shtetit, qeveria nuk do të akordojë asnjë fond për klubet e futbollit në Shqipëri.

“Sa i përket klubeve të futbollit, unë mendoj që ato nuk kanë çfarë i kërkojnë fare qeverisë dhe arkës së shtetit për një sërë arsyesh, por këtu do të sjell atë më të thjeshtën fare”, tha Rama për mediat shqiptare.

Ai i vijoi mendimin e tij, duke shtuar: “Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme, sikur janë kompani fasone dhe japin paga të majme. Klubet e futbollit le të shohin rreth e rrotull se çfarë bëjnë klubet në vende të tjera dhe të përshtaten me këtë luftë”.

“Kjo nuk është koha për të ndihmuar futbollin, por koha për të ekzistuar. Klubet e futbollit duhet të garantojnë ekzistencën dhe jo fitimin e munguar. Meqë kanë deklaruar paga të rreme në masën më të madhe të tyre, është mirë të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen dhe që kërkojnë, pasi nuk ka pikë lezeti”, përfundon kryeministri i vendit Edi Rama.

807 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?