Luçiano Moxhi prezantohet tek Partizani
Pak kohë më parë ai përfundoi sagën me drejtësinë italiane ku kërkontë rikthimin në botën e futbollit. Por nga kjo betejë doli i humbur dhe verdikti përfundimtar ishte përjashtimi i përjetshëm i tij nga futbolli italian.Ky vendim nuk e pengon…
Ndaje

Pak kohë më parë ai përfundoi sagën me drejtësinë italiane ku kërkontë rikthimin në botën e futbollit.
Por nga kjo betejë doli i humbur dhe verdikti përfundimtar ishte përjashtimi i përjetshëm i tij nga futbolli italian.
Ky vendim nuk e pengon Luciano Moggi-n që të përfshihet në botën e futbollit jashtë kufijve të Italisë dhe këtë ish-drejtuesi i Juventusit ka vendosur që ta shfrytëzojë duke e nisur nga …Shqipëria.
Klubi i Partizanit njoftoi përmes faqes së vet zyrtare të internetit “blerjen” më të re dhe roli i tij do të jetë këshillues me një kontratë trevjeçare.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Luciano Moggi-n, ish-drejtues i klubeve më prestigjoze në arenën ndërkombëtare. Konsulenca e z.Moggi te Partizani do të jetë prezente për 3 vitet e ardhshme dhe do të konsistoj në një bashkëpunim në të gjitha fushat, specifikisht të atyre teknike,organizative dhe marketing. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, falë eksperiencës dhe aftësive që Moggi zotëron, do t’i mundësojë klubit ngritjen në nivele të larta suksesi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Kjo marrëveshje është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat sportive italiane, ku Gazzeta Dello Sport shkruan: “Moggi e rinis nga Shqipëria. I rikthehet futbollit me Partizanin e Tiranës”.
Luciano Moggi është një figurë kontraverse në futbollin italian. Ai ishte në qendër të skandalit “Calciopoli” që shpërtheu në vitin 2006. Skandali i kushtoi Juventusit heqjen e dy titujve dhe rrëzimin në Serinë B.

Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.