Sporti
17°Tiranë
Hyr

Sporti › Europa League

Europa League, avancon Kukësi, ikën Teuta

Kukësi ka arritur të kalojë në fazën tjetër të Europa League, pasi ka fituar minimalisht 0-1 në Malin e Zi ndaj Rudarit.Një gol i shënuar nga Guri 11 minuta nga fundi i ka mjaftuar ekipit të drejtuar nga Hasan Lika…

·

Europa League, avancon Kukësi, ikën Teuta

Kukësi ka arritur të kalojë në fazën tjetër të Europa League, pasi ka fituar minimalisht 0-1 në Malin e Zi ndaj Rudarit.

Një gol i shënuar nga Guri 11 minuta nga fundi i ka mjaftuar ekipit të drejtuar nga Hasan Lika për të mposhtur malazezët dhe për të kaluar në fazën tjetër, pasi ndeshja e parë në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Kukësi zhvilloi një ndeshje më të mirë se kundërshtarët, por në minutën e 65 mbeti me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e kuq të Grecës.

Por, pavarësisht inferioritet numerik, Kukësi gjeti forca dhe arriti të shënojë golin që vlejti kualifikimin me anë të Gurit.

Ndërsa, Teuta u mposht edhe në ndeshjen e dytë nga Kairat Almaty, madje me rezultatin e thellë 5-0, duke i dhënë lamtumirën që në këtë fazë Europa League. Durrsakët humbën edhe në ndeshjen e parë 0-1.

Por humbja e së enjtes për durrsakët duket se nuk do të kalojë lehtë. 

Sipas gazetës ''Panorama Sport'', zyrtarë të kompanisë së basteve Federbet i kanë telefonuar të përditshmes sportive shqiptare në pushim të ndeshjes duke e njoftuar atë se ndeshja po shitej.

''Është plotësisht e shitur, jemi të shastisur nga ajo që po ndodh. Kështu si po shkon, do mbyllet 4 ose 5-0 ''- janë shprehur zyrtaret e Federbet ne pushimin e ndeshjes kur takimi ishte ende 2-0. 

Dhe në fund....ndeshja përfundoi 5-0.

Vetëm një ditë përpara këtij takimi, UEFA përjashtoi Skënderbeun për trukim ndeshjesh. Teuta është e paralajmëruar për vitin tjetër. Gjithsesi, shpresojmë që asgjë të mos jetë e vërtetë në këtë rast.

1.074 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?