Pjaniç është i Juventusit
Trajneri i Juventusit, Maks Alegri ëndërronte një mesfushor fantazist dhe më në fund bardhezinjtë do ta kenë një të tillë. Sipas mediave sportive italiane, Juventusi i ka paguar Romës klauzolën prej 38 milionë euro për të përfituar shërbimet e mesfushorit…
Ndaje

Trajneri i Juventusit, Maks Alegri ëndërronte një mesfushor fantazist dhe më në fund bardhezinjtë do ta kenë një të tillë.
Sipas mediave sportive italiane, Juventusi i ka paguar Romës klauzolën prej 38 milionë euro për të përfituar shërbimet e mesfushorit boshnjak, Miralem Pjaniç i cili duket të jetë përforcimi i parë i “Zonjës”.
Barcelona, PSG-ja dhe Real Madridi po tentonin të blinin Pjaniçin nga Roma, por mesfushori boshnjak ka zgjedhur të mos largohet nga Italia.
Pjaniç do të largohet nga Roma, pas 183 ndeshjesh ku ka shënuar një total prej 30 golash (27 janë shënuar në Serinë A).
Me afrimin e Pjaniçit, Juventusi zgjidh hallet e mesfushës, e cila ka humbur Klaudio Markizion që pritet të kthehet në tetor.

Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.