Real Madrid/ Zidanë një hap larg rinovimit të kontratës
Edhe pse sezoni futbollistik ende nuk është mbyllur, drejtuesit e klubit Realit duken të vendosur për të rinovuar me trajnerin Zidane. Real Madrid është në finale të Champions dhe në garë për La Ligan.Zinedine Zidane, do të jetë trajner i…
Ndaje

Edhe pse sezoni futbollistik ende nuk është mbyllur, drejtuesit e klubit Realit duken të vendosur për të rinovuar me trajnerin Zidane.
Real Madrid është në finale të Champions dhe në garë për La Ligan.
Zinedine Zidane, do të jetë trajner i Realit të Madridit deri në vitin 2020.
Drejtuesit e Los Blancos nuk kanë më asnjë dyshim, francezi duhet të qëndrojë në këtë detyrë të paktën edhe për tre sezonet e ardhshme. Oferta e rinovimit të kontratës është mbi tavolinë dhe Zizu mund ta firmosë kur të dojë.
Presidenti Florentino Perez nuk i nevojitet më shumë kohë për të hequr dyshimet e tij edhe nëse Reali nuk do të arrijë të triumfojë në Champions. Ai ka besim të plotë të francezi, i cili e drejton skuadrën prej 17 muajsh.
Sipas mediave spanjolle ka qenë vetë Zidane, i cili e ka shtyrë për pak kohë firmën, sepse dëshiron të jetë maksimalisht i përqendruar për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, fituar titullin në La Liga dhe Champions Leaguen.
Kontrata e re parashikon një rritje të ndjeshme të pagës krahasuar me shumën që do të përfitonte francezi në bazë të marrëveshjes së vjetër që skadonte në 2018-ën.
Ronaldo urdhëron Realin të heqë qafe Moratën dhe Benzemanë
Cristiano Ronaldo i imponohet Realit të Madridit dhe i kërkon të nxjerrë në merkato Alvaro Morata-n.
Sipas asaj që publikohet te “Don Balon”, ylli portugez dëshiron që sulmuesi 24-vjeçar të mos jetë pjesë e “Los Blancos”, ashtu sikurse edhe Karim Benzema.
Por jo vetëm kaq, 32-vjeçari i ka bërë edhe një kërkesë tjetër drejtuesve të Realit të Madridit, blerjen e futbollistit të Portos Andre Silva për të zëvendësuar këtë dyshe sulmuese.
Alvaro Morata prej kohësh është vënë në qendër të zërave të merkatos.
E ardhmja e tij duket se do të jetë më shumë drejt Premier League, ku 2 klubet më të interesuara për të janë pikërisht Manchester United dhe Chelsea, të cilët janë gati të shpenzojnë shifra shumë të larta për të siguruar kartonin e tij.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.