United-Liverpool, derbi anglez rikthen emocionet në Europë
Në "Anfield Road" përfundoi me një fitore të merituar të vendasve 2-0 por në kthim mund të ndodhë gjithçka e ndoshta do të duhet edhe ndihma e shtesës për të përcaktuar se kush prej Manchester United apo Liverpoolit, do të…
Ndaje

Në “Anfield Road” përfundoi me një fitore të merituar të vendasve 2-0 por në kthim mund të ndodhë gjithçka e ndoshta do të duhet edhe ndihma e shtesës për të përcaktuar se kush prej Manchester United apo Liverpoolit, do të avancojë më tej.
Derbi britanik i Europa Leagues rikthehet këtë të enjte në orën 21:05 me avantazhin e dukshëm në favor të “reds”, që megjithëse luajnë në stadiumin më armiqësor të futbollit, do të bëjnë të pamundurën të mbijetojnë në turne.
Ashley Young dhe Jackson janë rikuperuar dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Louis van Gaal por ende nuk dihen nëse këta dy lojtarë, do të jenë pjesë e formacionit fillestar.
Thuajse i sigurt për një vend nga minuta e parë është gjermani Bastian Schweinsteiger që u aktivizua dhe në fundjavë ndaj West Ham në FA Cup. Ndërkohë kapiteni Wayne Rooney, Phil Jones, Luke Shaë dhe Will Keane do të mungojnë në betejën e “të kuqve” në Europa League.
Në kampin tjetër, Daniel Sturridge dhe Philippe Coutinho janë rreziku kryesor i vendasve për t’u eliminuar nga turneu.
Bilanci mes Louis van Gaal dhe Jurgen Klopp është aktualisht 3-3 në diskutimin për fitore, në një rivalitet që nisi në Gjermani me Bayernin dhe Borusian e Dortmundit.
Ndeshjet e tjera
Borusia e Dortmundit zbret e fortë në “White Heart Lane” pas fitores 3-0 që siguroi në shtëpi ndaj Tottenham. Asnjë skuadër nuk ka rregjistruar një përmbysje të një deficite me tre gola në këtë fazë të kompeticionit, edhe pse te Tottenham nga eksperienca e tyre e hidhur e dinë se dicka e tillë nuk është e pamundur. 3 vjet më parë skuadra angleze kishte fituar 3-0 përballjen e parë me Interin por zikaltërit fituan 3-0 në kthim duke cuar ndeshjen në shtesë aty ku një gol i Adebajor i dha kualifikimin Spursave që u mundën 4-1 por kaluan falë rregullit të golit të shënuar në fushën kundërshtare.
Te Lazio njeriu i momentit është Miroslav Klose. Në përballjen e kthimit të 1/16 me Galatasaray shënoi golin e tij të parë sezonal, fundjavën e kaluar theu agjërimin edhe në Serinë A me dygolëshin që vendosi ndeshjen ndaj Atalantas. 37 vjecari ka luajtur vetëm 107 minuta në Europa League këtë sezon, por mund të jetë në fushë në Olimpico përballë Spartës së Pragës me ndeshjen e parë që përfundoi në barazim 1-1.
Fitorja 1-0 javën e kaluar kundër Bragës e coi në 8 serinë e ndeshjeve që Fenerbahce nuk mposhtet në Europë, ecuri rekord kjo për kryesuesit e Super Ligës turke që mund të sigurojnë vendin në cerekfinale nëse evitojnë humbjen dhe në Portugali. Braga u mposht 3-0 në fundjavë por trajneri Paulo Fonseca la disa lojtarë pushim në kampionat për të patur skuadrën më të mirë në sfidën europiane.
Bazeli ku luan dhe Taulant Xhaka barazoi 0-0 në përballjen e parë me Sevillan. Kampionët në fuqi mund ta vuajnë faktin që nuk arritën të shënonin një gol në transfertë, por në misionin për tu bërë e para skuadër që avancon në cerekfinalet e Europa League për 3 sezone radhazi kanë avantazhin se luajnë në shtëpi. Skuadra e Unay Emeri i ka fituar 16 ndeshjet e fundit duke marë parasysh të gjitha kompeticionet në Sanchez Pizjuan ku e kanë bërë zakon tanimë të ndihet avantazhi i faktorit fushë.
Ka dhe një euroderbi spanjoll. Athletic Bilbao fitoi 1-0 përballjen e parë me Valencian, që mund të marrë forcë nga përmbysja që bëri në 2014 ndaj Bazelit. Skuadra spanjolle u mund 3-0 në Zvicër por një dygolësh i Paco Alcacer ndihmoi që në Mestalla ndeshja të shkonte në shtesë, aty ku Alcacer shënoi sërish bashkë me Juan Bernat për të cuar tifozët e Valencias në ekstazë.
Villareali e ka fituar 2-0 përballjen e parë me Leverkusenin. Fushata e “nëndetëses së verdhë’ është ndërtuar kryesisht mbi forcën mbrojtëse por në fundjavë ata pësuan 4 gola nga Sevilla dhe padyshim kjo ofron shpresë për Leverkusenin që i duhet të shënojë të paktën dy gola për të neutralizuar disavantazhin e krijuar në përballjen e parë.
Anderlechti i Besnik Hasit ka një mision të vështirë pasi u mund 3-1 në Ukrainë nga Shakhtar Donetsk, por shpresat e belgëve janë të Frank Acheampong. Deri para 5 shkurtit ai kishte shënuar një gol gjatë gjithë sezonit, por që nga ajo kohë ka tundur rrjetën 7 herë në 9 ndeshje përfshirë këtu dhe 4 gola dhe një asist në 3 ndeshje të Europa League. Për këtë arsye 22 vjecari është në zemër të misionit të një përmbysjeje të madhe për Anderlechtin.

Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.