Europa League, "shuplaka" për italianët, kalojnë anglezet
Futbolli italian mori edhe një tjetër goditje në përpjekjet për të rrituar kuotat në Europë pasi Napoli dhe Fiorentina i dhane lamtumirën kompeticionit, ndërsa ’’rivalët’’ anglezët marrin frymë lirisht.Të kaltërit e Sarrit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në…
Ndaje
Futbolli italian mori edhe një tjetër goditje në përpjekjet për të rrituar kuotat në Europë pasi Napoli dhe Fiorentina i dhane lamtumirën kompeticionit, ndërsa ''rivalët'' anglezët marrin frymë lirisht.
Të kaltërit e Sarrit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në “San Paolo” kundër Villarreal, ku mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj u aktivizua titullar.
“Nëndetësja e Verdhë” barazoi rezultatin në pjesën e dytë me Pina që zhvlerësoi golin e Hamisk dhe falë suksesit 1-0 në ndeshjen e parë siguroi kualifikimin për në 1/8-at.
Mijëra kilometra më larg, në Londër u rrëzua edhe një tjetër skuadrë italiane, Fiorentina. Vjollcët nuk arritën ta kalonin pengesën Tottenham pasi u mundëm 3-0 në “White Hart Lane” ku Mason dhe Lamela i dhanë një leksion ekipit të Sousas që nuk arriti të zhvlerësonte barazimin e ndeshjes së parë.
Lazio ka fituar 3-1 ndeshjen e kthimit me turqit e Gallatasarait në “Olimpiko”. Pas një pjese të dytë shumë të mirë, skuadra e Piolit ka siguruar kualifikimin për në “tetëshe” të kupës së Europa League falë golave të Parolos, Felipe Anderson dhe Kloses.
Goli i vetëm për skuadrën turke u shënua nga Oztekin por që nuk vlejti për asgjë pasi rezultati i ndeshjes së parë në Stamboll kishte përfunduar në barazim 1-1.
Liverpuli ka arritur të fitojë me një rezultat minimal ndaj Augsburgut në ndeshjen e kthimit pas barazimit 0-0 të takimit të parë. Pas 5 minutave një 11-metërsh për skuadrën e Jurgen Klop shndërrohet në gol nga Milner dhe goli i tij rezultoi i vetmi i këtij takimi.
Një barazim të hidhur me Vilarealin 1-1 ka marrë edhe Napoli i cili eliminohet kështu pasi është mundur 1-0 në ndeshjen e parë. Golit të Hamshit në pjesën e parë i përgjigjet Pina në fillimin e pjesës së dytë.
Manchester United ka shkatërruar 5-1 danezët e Midilandit. Pas një pjese të parë të barabartë 1-1 dhe një penalltie të humbur, në të dytën skuadra e Van Galit shënon edhe ktër gola të tjerë, dy Rashford, një Herrera dhe një Depaj. Me një agregat golash 6-3 “djajtë” kalojnë për në fazën tjetër të Europa League.
Bayer Leverkusen kaloi 3-1 Sportingun e Lisbonës me dy gola të Bellarabi dhe një të Calhanoglu, duke zhvlerësuar barazimin e përkohshëm të Zhoao Marios. “Aspirinat” kalojnë për më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Një goditje të madhe mori Schalke 04 që ra në Genselkirchen ku u shkatërrua 3-0 nga Shaktar Donetsk.
Ndërkohë, trajneri shqiptar i Anderlehtit, Besnik Hasi ka arritur të kualifikohet pasi mposhti edhe në sfidën e kthimit Olimpiakosin. Edhe pse u desh të luheshin 120 minuta, falë dopietës së nigerianit Acheampong belgët vazhdojnë garën në Europa League. Anderleht fitoi me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Skuadrat qe kalojne ne 1/8 jane:

Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.