Sporti Hyr

Sporti › Superliga - Shqiperi

Gjesti anti-sportiv, Disiplina pezullon për 5 javë Xhevahir Sukaj-n

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka pezulluar me 5 ndeshje sulmuesin e Partizanit, Xhevahir Sukaj, për shkak të gjestit antisportiv gjatë ndeshjes me Skënderbeun.Shkodrani u ndëshkua me karton të kuq, pak minuta pasi hyri në fushë, pasi…

·

Gjesti anti-sportiv, Disiplina pezullon për 5 javë Xhevahir Sukaj-n
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka pezulluar me 5 ndeshje sulmuesin e Partizanit, Xhevahir Sukaj, për shkak të gjestit antisportiv gjatë ndeshjes me Skënderbeun.

Shkodrani u ndëshkua me karton të kuq, pak minuta pasi hyri në fushë, pasi goditi me grushta mbrojtësin Renato Arapi.

Gjithsesi rregullorja e FSHF e lejon Partizanin që ta konvertojë dënimin e Sukajt në gjobë pas shlyerjes së më shumë se gjysmës së tij, kështu që egzistojnë të gjitha mundësitë që shkodrani të mungoje vetëm në tre ndeshje.

Komisioni i Disiplinës dënoi edhe klubin “Partizani” të luajë ndeshjen e ardhshme pa tifozë, për shkak të incidenteve, që shkaktuan këta të fundit në sfidën e fundjavës në Korçë.

“Të kuqtë” kryeqytetas do të paguajnë edhe një gjobë prej 100 mijë lekësh, ndërkohë që do të zhdëmtojë klubin korçar për stolat e thyer nga tifozeria e tyrep gjatë ndeshjes me vlerën e tregut.

Nuk u ka shpëtuar dënimeve as klubi i Skënderbeut, i cili për sjellje të keqe të tifozerisë së saj është dënuar me dy ndeshje pa tifozë dhe me një gjobë prej 200 mijë lekësh.

498 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?