Sporti
15°Tiranë
Hyr

Sporti › Europa League

Suksesi historik i Skënderbeut ndaj Sporting Lisbonës

Fitorja e Skënderbeut ndaj Sportingut të Lisbonës është një nga më të rëndësishmet e arritura nga ekipet shqiptare në kupat e Europës. Një rezultat bindës 3 – 0 që për nga rëndësia e kundërshtarit vlen shumë.Kjo është fitorja e parë…

·

Suksesi historik i Skënderbeut ndaj Sporting Lisbonës

Fitorja e Skënderbeut ndaj Sportingut të Lisbonës është një nga më të rëndësishmet e arritura nga ekipet shqiptare në kupat e Europës. 

Një rezultat bindës 3 – 0 që për nga rëndësia e kundërshtarit vlen shumë.

Kjo është fitorja e parë e arritur në fazën e grupeve për një ekip shqiptar, ndërsa më parë Skënderbeu i gëzohej vetëm një tjetër suksesi në fazën play off të Europa League dy sezone me parë. 

Korçarët mundën me rezultati 1 – 0 ukrainasit e Çernomotets Odesa në takimin e zhvilluar në Tiranë.

Suksesi i turit të dytë eliminator 4 – 1 me Krusejdërs edhe pse me më shumë gola, është arritur me një rival më të dobët, natyrisht pa i hequr meritën Skënderbeut.  

Para viteve 90’ ku formati i kupave të Europës ishte ndryshe edhe për shkak të numrit të pakët të ekipeve numrëohen disa fitore të thella por më së shumti me skuadra malteze. 

Tirana e Vllaznia mundën thellë në dy raste Silema Uanderes. Në të kaluarën suksese me ekipe me emër ka arritur Partizani apo Flamurtari, por me rezultate më të ngushtë.

Fitoret më të rëndësishme para viteve 90’:

Kupa e Kampionëve
1963/64
Partizani 1-0 Spartak Plovdiv (Bullgari)
1978/79
Vllaznia 2-0 Austria Vienës (Austri)
1979/80
Partizan 1-0 Sëlltik (Skoci)
1981/82
Partizani 1-0 Austria Vienës (Austri)
1982/83
Tirana 1-0 Linfilld (Irlandë e Veriut)
1988/89
Tirana 2-0 Hamrun Spartans (Maltë)
1989/90
Tirana 5-0 Silema Uanderes (Maltë)
 
Kupa Uefa
1981/82
Dinamo 1-0 Karl Zais Jena (Gjermania Lindore)
1985/86
Dinamo 1-0 Hamrun Spartans (Maltë) 
1987/88
Flamurtari 2-0 Partizani Beogradit (Serbi)
1987/88
Flamurtari 2-0 Vismut Aue (Gjermania Perëndimore)
Flamurtari 1-0 Barcelona (Spanjë) 
 
Kupa e Kupave
1968/69
Partizani 1-0 Torino (Itali)
1983/84
Tirana 2-1 Hamarbi (Suedi)
1986/87
Tirana 1-0 Dinamo Bukureshtit (Rumani)
Dinamo Bukureshtit 1-2 Tirana
1987/88
Silema Uanderes 4-0 Vllaznia 
Vllaznia 2-0 Silema Uanderes (Maltë) 
1989/90
Dinamo Tirana 1-0 Dinamo Bukureshtit (Rumani)

602 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?