Evazioni fiskal me Kupën e Botës, policia gjermane bastis zyrat e DFB
Policia e Frankfurtit ka bastisur sot selinë e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), lidhur me akuzat e evazionit fiskal lidhur me Kupën e Botës së vitit 2006. Lajmin e kanë konfirmuar prokurorët, raporton BBC-ja.Shtëpitë e presidentit të DFB, Wolfgang Niersbach…
Ndaje

Policia e Frankfurtit ka bastisur sot selinë e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), lidhur me akuzat e evazionit fiskal lidhur me Kupën e Botës së vitit 2006.
Lajmin e kanë konfirmuar prokurorët, raporton BBC-ja.
Shtëpitë e presidentit të DFB, Wolfgang Niersbach dhe paraardhësi i tij, Theo Zwanziger, janë gjithashtu duke u kontrolluar, sipas gazetës gjermane Bild.
Ky aksin është vijimi i raporteve se një fond sekret 6.7 milion Euro u ngrit për të siguruar vota për Gjermaninë që të priste Kupën e Botës në vitin 2006.
DFB i mohoi pretendimet muajin e kaluar.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.