Europa League, Skëndërbeu humbet në rusi mes thirrjeve raciste
Skëndërbeu i Korcës nuk ja ka arritur qëllimit për të marrë pikë as në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve te Europa League.Përballë Lokomotivës së Moskës në kryeqytetin Rus kampionët e shqipërisë bënë një paraqitje dinjitoze por pa arritur…
Ndaje

Skëndërbeu i Korcës nuk ja ka arritur qëllimit për të marrë pikë as në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve te Europa League.
Përballë Lokomotivës së Moskës në kryeqytetin Rus kampionët e shqipërisë bënë një paraqitje dinjitoze por pa arritur rezultat. Ndryshe nga ndeshja debutuese në ''Elbasan Arena'' përballë Beshiktash, bardhekuqtë e Josës luajten pa emocione dhe frigë në sfidë që ishte barabartë kudo përvec golave.
Për moskovitët mjaftuan nga një gol në secilën pjesë, nga Baye Oumar Niasse dhe Aleksandr Samedov, për të siguruar fitoren e parë në shtëpi në Europë që prej shkurtit të vitit 2012.
Ndaj një ekipi pa eksperiencë në të tilla faza të kompeticioneve europiane, e megjithatë një Skënderbe tepër i frymëzuar në fushë, rusët nuk e patën aq të lehtë sa ç’mendohej në fillim.
Rasti më i mirë për korçarët ishte padyshim ai i sulmuesit Hamdi Salihi, i cili gjuajti topin me kokë drejt një porte thuajse të boshatisur, por portieri moskovit bëri mrekullinë duke e devijuar topin në sekondat e fundit në goditje nga këndi.
E veçanta e kësaj ndeshjeje ishte pikërisht rikthimi i koreve “vritini shqiptarët” (Ubij, ubij, siptari), të cilat i kemi dëgjuar gjatë ndeshjes së Beogradit mes Serbisë dhe Shqipërisë, takim që u ndërpre përpara kohe për shkak të trazirave të tifozëve serbë në fushën e lojës.
Në takimin e sotëm lojtarët e ekipit korçar sinjalizuan arbitrin për brohoritjet, por gjyqtari vendosi që loja të vazhdonte.
Nuk mund të thuhet me siguri se çfarë mund të ndodhte nëse brohoritjet raciste ndaj shqiptarëve do të vazhdonin, por ky sërish nuk është një shembull i duhur për t’u ndjekur, sidomos tani që atmosfera sa vjen e ndizet përpara sfidës së kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”, më 8 tetor.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.