Kukësi përmbys Malladostin në Potgoricë
Kukësi është i pabesueshëm.Pikërisht kur dukej se mbaroi gjithçka me humbjen e trishtë 0-1 në Tiranë, Kukësi shkon dhe fiton brenda në Mal të Zi, me një rezultat fantastik 4-2.Nuk ka nevojë për shumë komente, pasi rezultati flet vetë, por…
Ndaje

Kukësi është i pabesueshëm.
Pikërisht kur dukej se mbaroi gjithçka me humbjen e trishtë 0-1 në Tiranë, Kukësi shkon dhe fiton brenda në Mal të Zi, me një rezultat fantastik 4-2.
Nuk ka nevojë për shumë komente, pasi rezultati flet vetë, por Kukësi ka qenë me të vërtetë i mrekullueshëm, si ai i para dy viteve, që bëri dhe po bën kenarë gjithë shqiptarinë.
Me 5 shqiptarë në formacion, 4 brazilianë, një moldav dhe një yll nga Kroacia, përveçse me trajner brazilian në stol, Kukësi luajti si në shtëpi në stadiumin kombëtar në Podgoricë, duke mbajtur premtimin e bërë pas ndeshjes së parë: kualifikimi do të arrihej në transfertë.
Në Podgoricë ndeshja u dominua thuajse tërësisht nga ekipi shqiptar, të cilët në 45 minutat e para vendosën kualifikimin, duke shënuar 3 gola.
Këtë herë spektakli i dhuruar nga 4 lojtarët brazilianë u finalizua edhe me shënimin e golave, në ndryshim nga ndeshja e luajtur në Tiranë. Ishte fillimisht Felipe Moreira, i cili zhbllokoi rezultatin pas një aksioni model, në minutën e 13. Më pas shënoi edhe Pejic e Erick Flores në pjesën e parë.
Në 45 minutat e dyta, kuksianët lëshuan pak terren, por megjithatë kundërsulmi i tyre ishte i rrezikshëm. Mladosti shkurtoi diferencën në minutën e 62-të, ndërsa Pejic e çoi rezultatin në 1-4 në minutën e 72-të.
Deri në fund të takimit pati vend edhe për një tjetër gol nga vendasit, ku Aldin Adzovic vulosi rezultatin në 2-4, tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Megjithatë rezultati 2-4 i jep të drejtën Kukësit të kalojë në fazën e tretë të këtij kompeticioni, pavarësisht humbjes 0-1 në “Qemal Stafa”.
Polakët e Legias janë kundërshtari i radhës për Kukësin, një kundërshtar i vështirë, por tashmë kuksianët janë një ekip me përvojë në Europa League dhe një kalim i këtij turi nuk mund të cilësohet i pamundur.

Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.