Sporti
17°Tiranë
Hyr

Sporti › Europa League

Sampdoria rrezikon Europën, përfiton Interi

Pas Genoas që nuk arriti të siguronte dot licensën e Uefas edhe Sampdoria rrezikon të mos marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm. Cështja në të cilën është përfshirë klubi dorian është e ndryshme nga ajo e Genoas, por…

·

Sampdoria rrezikon Europën, përfiton Interi
Pas Genoas që nuk arriti të siguronte dot licensën e Uefas edhe Sampdoria rrezikon të mos marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Cështja në të cilën është përfshirë klubi dorian është e ndryshme nga ajo e Genoas, por fakti është se edhe skuadra e presidentit Ferrero mund të ketë të njëjtin fat si rivalët e qytetit duke u përjashtuar nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Europë.

Sampdoria po hetohet nga Uefa për shkak se në vitin 2012 është përfshirë në cështjen e ndeshjeve të trukuara për rastin Stefano Guberti, me këtë fundit që u pezullua nga Federata Italiane e Futbollit për një periudhë 3-vjecare.

Në rast se Sampdoria përjashtohet nga Uefa atëherë vendin e saj në Europa League do ta merrte Interi që në sezonin që sapo u mbyll në Serinë A u rendit në vendin e 8-t.

Gjithsesi drejtuesit e klubit dorian kanë besim se do ta zgjidhin këtë cështje dhe kanë nisur nga puna për të paraqitur në komisionet juridike të Uefas argumentat e nevojshme.

Sampdoria do të marrë si shembull në mbrojten e saj përpara Uefas rastin e Torinos që 1 vit më parë gjithashtu ishte përfshirë në skandalin e trukimeve të vitit 2012 që përfshiu futbollin italian, por në fund arriti të lejohej nga Uefa të merrte pjesë në Europa League.

876 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?