Sporti Hyr

Sporti › Futbolli

Zyrtare, Ancelotti i thotë ’’jo’’ Milanit

Nuk do të ketë ribashkim Milan-Ancelotti.Pas një periudhe të gjatë reflektimi, ish-trajneri kuqezi ka vendosur të refuzojë ofertën e "Djallit".Në një komunikatë për shtyp të klubit italian, njoftohet se Ancelotti ka folur në telefon me Adriano Galliani-n dhe i ka…

·

Zyrtare, Ancelotti i thotë ’’jo’’ Milanit
Nuk do të ketë ribashkim Milan-Ancelotti.

Pas një periudhe të gjatë reflektimi, ish-trajneri kuqezi ka vendosur të refuzojë ofertën e “Djallit”.

Në një komunikatë për shtyp të klubit italian, njoftohet se Ancelotti ka folur në telefon me Adriano Galliani-n dhe i ka përsëritur, tashmë në mënyrë përfundimtare, vendimin për të mos shkuar te Milan-i.

Me shumë mundësi, Ancelotti do të bëjë një vit pushim, ashtu si kishte deklaruar që kur u largua nga Real-i.

Ndërkaq, nis sërish loja e gjetjes së pasuesit të Pippo Inzaghi-t në stolin kuqezi: Sinisa Mihajlovic, Vincenzo Montella, Unai Emery, Maurizio Sarri, Roberto Donadoni e Antonio Conte janë në listën e Galliani-t.

Lajmerimi ne Twiter
Carlo Ancelotti ka rrëfyer të Twitter arsyet pse ka refuzuar kthimin te Milan-i: “E falënderoj Milan-in për interesimin. Është e vështirë t’i thuash jo një klubi të cilin e dua shumë. Më duhet të pushoj. Ju uroj gjithë të mirat”.

379 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?