Sporti Hyr

Sporti › Superliga - Shqiperi

Rama inaguron nisjen e punimeve për rikonstruksionin e "Loro Boriçi"

Kryeministri i vendit Edi Rama përuroi sot fillimin e punimeve në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, ku siç u shpreh shefi i qeverisë do të pritet ekipi serb më 8 tetor.Rama në fjalën e tij tha se qeveria është e…

·

Rama inaguron nisjen e punimeve për rikonstruksionin e "Loro Boriçi"

Kryeministri i vendit Edi Rama përuroi sot fillimin e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku siç u shpreh shefi i qeverisë do të pritet ekipi serb më 8 tetor.

Rama në fjalën e tij tha se qeveria është e vendosur “të bëjmë për sportin atë që s’është bërë në 20 vjet”. 

“Stadiumi kur është i denjë dhe kur i ka standardet për të mirëpritur jo vetëm skudara dhe tifozët, por edhe familjet, uroj të vijnë me familje, vajza e djem, prindërit të vijnë me fëmijët. 

Kemi projekte edhe për 44 terrene të reja sportive nëpër shkolla në të gjithë vendin, për të përmbushur si qeveri angazhimet që kemi marrë. 

Por mbi të gjitha projekti ynë për sportin do të vijojë, pas Elbasanit dhe Shkodrës, me stadiumin tonë kombëtar në Tiranë. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të vijojmë punën me hapat më të shpejtë të mundshëm, në mënyrë që punimet të mbarojnë në kohë. 

Kam besimin se Shkodra e meritonte këtë stadium, për më tepër për shkak të emrit që mban ky impiant. 

E nëse dikush sot nga Facebook-u mund të pyesë se kush është ky Loro Boriçi, mjafton të themi se nëse futbolli në botë e ka origjinën nga Anglia, këtu në Shqipëri futbolli e ka origjinën nga Shkodra”

Brenda stadiumit, tha Rama, do të jetë edhe muzeu i ekipit të Vllaznisë.

“Parku sportiv olimpik që sapo kemi filluar të ndërtojmë në Tiranë, ku do strehohen të gjitha federatat e tjera…, 44 terrene të reja për komunitetin në shkolla, 3 orë të edukimit fizik të futur…, janë pjesë e një projekti tërësor për sportin, jo vetëm për atë profesionist, por edhe për dashamirësit e tij”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se pas stadiumit të Shkodrës objektiv është stadiumi kombëtar, “patjetër edhe atë do ta realizojmë. Por çdo punë ka punë dhe vet kohën e vet”.

Kryeministri shoqërohej nga kandidatja e PS-së për Bashkinë Shkodër, Keti Bazhdari, nga ministria e Arsimit Lindita Nikolla dhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka. 

Ne fjalen e tij, Kreu i Federatës, Armand Duka, i ka kërkuar falje qytetarëve shkodranë, e veçanërisht tifozëve, që e la Shkodrën të dytën pas Elbasanit, vendim që sipas tij e bëri të pësonte shumë sharje. 

“Uroj të më falni, që projekti i parë u bë në Elbasan dhe e lamë për të dytin “Loro Boriçin” e Shkodrës. Nisma ka qenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. 

Jemi krenarë dhe mirënjohës, që qeveria i ka hedhur sytë edhe nga sporti dhe po bën investime tepër të mëdha, dhe ashtu siç bëmë “Elbasan Arena”-n, tashmë po nisim punën për stadiumin e Shkodrës”, tha kreu i FSHF-së, Armand Duka.

828 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?