Sporti Hyr

Sporti › Champions League

Fiton la ’Decima’. Real, kampione Europe për të dhjetën herë

Ka qene nje mbremje emocionale ajo e sotshmja ku kemi pare te perballen dy superfuqite e futbollit si ajo e Real Madrid dhe surprizen e tre viteve te fundit Atletiko Madrid. Nje sfide e gjitha madrilene, spanjolle.Kemi asistuar nje pjese…

·

Fiton la ’Decima’. Real, kampione Europe për të dhjetën herë
Ka qene nje mbremje emocionale ajo e sotshmja ku kemi pare te perballen dy superfuqite e futbollit si ajo e Real Madrid dhe surprizen e tre viteve te fundit Atletiko Madrid. Nje sfide e gjitha madrilene, spanjolle.

Kemi asistuar nje pjese te pare me raste nga te dyja skuadrat qe filloi me zevendesimin e talentit te Atletiko, Diego Kosta qe nuk arriti te luante me shume se 10 minuta. Goli i pare vjen per ata qe nuk dine se cfare eshte frika me ane te Diego Godin ne minuten 36' me nje gafe te Kazias ne dalje duke nxjerre ne avantazh Atletikon per pothuajse 60 minuta.

Pjesa e dyte flet per Realin ku protagonist i disateve te pastra eshte mister 100 milionshi, Garet Bale, ku me sa duket nuk eshte mbremja e tij me e mire. Atehere kur cdo gje dukej se po merrte fund, Reali shtyn me sa force qe ka ndaj portes se Courtois dhe vetem dy minuta nga pjesa shtese (90+3) vjen goli me ane te nje mbrojtesi nuk eshte i rastesishem aspak per Sergio Ramos, duke e mbyllur 90' minutat me rezultatin 1 me 1.

Koha shtese nxjerr te dy skuadrat te lodhura tashme qe ndonese duan ta mbyllin lojen para se te shkojne ne penallti. Skuadra qe duket me shume se po vuan lodhjen fizike eshte ajo Atletiko Madrid.
Nese deri tani Bale ishte macja e zeze e Realit ai kthehet ne njeriun celes qe ne minuten e 110' dergon ne avantazh Realin pas nje aksioni te Di Maria. Por Real nuk ndalet më, nje Atletiko i stermunduar eshte nje gjah i thjeshte per luanet e Ançelotit. Goli i trete per Los Blancos vjen ne minuten e 118' vjen nga Marcelo ne nje mbrojtje tashme e hapur nga Atletiko nuk do te mungoje as nje penallti e shenuar nga Ronaldo ne minuten e 120'. Ndeshja do te mbyllet 4 me 1 ne favor te Realit duke fituar trofeun e 10' te Champions.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?