Sporti Hyr

Sporti › Futbolli

Uefa mund të dënojë Paris Saint Germain

Situata në shtëpinë e Paris Saint Germain është shqetësuese, sepse pas disa ditësh Uefa do të japë gjykimin e saj për dokumentat e shqyrtuara të shoqërisë franceze. Në nëntorin e kaluar, presidenti Nasser Al Khelaifi dhe drejtuesi Jean Cluade Blanc…

·

Uefa mund të dënojë Paris Saint Germain

Situata në shtëpinë e Paris Saint Germain është shqetësuese, sepse pas disa ditësh Uefa do të japë gjykimin e saj për dokumentat e shqyrtuara të shoqërisë franceze. 

Në nëntorin e kaluar, presidenti Nasser Al Khelaifi dhe drejtuesi Jean Cluade Blanc u thirrën nga qeveria e futbollit europian për të sqaruar disa aspekte të lidhura me menaxhimin e klubit, dhe më konkretisht, kontratën me QTA ose më ekzaktësisht zyrën turistike të Katarit, e cila derdh në arkat e Paris Saint Germain, 200 milionë Euro çdo vit. 

Një kontratë kjo që luan një rol shumë të rëndësishëm në optikën e Fair Play financiar, i cili nuk i lejon klubet të kenë një defiçit më të madh se 45 milionë Euro në vitin aktual dhe atë pasardhës.

Megjithatë sipas asaj që bën të ditur e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport” e bazuar në mbledhjen e fundit të Uefa-s në Astana të Kazakistanit, komisionerët qeverisë së futbollit europian nuk janë bindur nga plani i biznesit që u kanë paraqitur drejtuesit e klubit francez dhe për këtë arsye përfaqësuesit ligjorë të Paris Sanit Germain janë dëgjuar nga komisionerët e Uefa edhe 7 marsin e kaluar në Lozanë. 

Në ndryshim nga Paris Saint Germanin ka qenë më i suksesshëm plan-biznesi i paraqitur nga Manchester City. Në fakt marrëveshja me Qta duket se nuk do të jetë në gjëndje t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e Parisit ,pasi ka lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e klubit dhe në këtë mënyrë situata e skuadrës pariziene në të ardhmen mund të ndërlikohet së tepërmi. 

Drejtuesit e Uefa-s mund të mos mjaftohen me vetëm një paralajmërim dhe mund të marrin masa të ashpra ndaj Paris Saint Germain, si për shembull heqjen e një titulli kampion në Francë, zbritjen e disa pikëve në klasifikim apo edhe përjashtimin nga kompeticionet europiane në zhvillim, apo ato të viteve në vazhdim.

307 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?