Sporti Hyr

Sporti › Futbolli

Milan fiton me përmbysje, Inter ende pa fitore

Java e 21 e Serie A, e cila do të mbyllet në mbrëmje me takimin Fiorentina-Genoa, ka parë një ngushtim distance në krye të renditjes, teksa Roma ka përfituar më së miri nga hapi fals i Juventus, ditën e shtunë…

·

Milan fiton me përmbysje, Inter ende pa fitore

Java e 21 e Serie A, e cila do të mbyllet në mbrëmje me takimin Fiorentina-Genoa, ka parë një ngushtim distance në krye të renditjes, teksa Roma ka përfituar më së miri nga hapi fals i Juventus, ditën e shtunë, duke mposhtur në transfertë ekipin e Veronës 3-1. 

Verdhekuqtë ndodhen tashmë -6 pikë nga kreu, pas fitores relativisht të lehtë ndaj veronezëve në takimin e drekës, të arritur me golat e Ljajic, në pjesën e parë, dhe Gervinho e Totti, në të dytën, me kapitenin që hyri si zëvendësues në vend të Destro-s dhe shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. 

Në ndeshjet e tjera, Milan përmbysi rezultatin në fushën e Cagliari-t, për të fituar 2-1, e dyta radhazi nën drejtimin e Seedorf në kampionat, falë golave të shpejtë të Balotelli-t dhe Pazzini-t, në minutat 87’ dhe 89’, ndërkohë që më herët ishin gjendur në disavantazhin e sigluar nga sulmuesi i sardëve, Sau. 

Inter vazhdon momentin negativ në kampionat, duke mos mposhtur as Catania-n në “San Siro”, përpara syve të Thohir dhe Moratti-t, ku nuk shkuan më shumë se sa një barazim pa gola. 

Në fund të takimit, skuadra zikaltër është vërshëllyer nga tifozët besnikë të pranishëm në stadium, për shkak të rezultatit jo të kënaqshëm. 

Në takimet e tjera, Livorno fitoi 3-1 ndaj Sassuolo-s, ndërsa Parma mposhti Udinese-n 1-0, ndërsa Torino fitoi me Atalantën, me të njëjtin rezultat. Në barazim u mbyll sfida mes Sampdoria-s dhe Bologna-s. Ditën e shtunë, Lazio-Juve dhe Napoli-Chievo përfunduan me rezultatin 1-1. 

413 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?