Trukimet në Itali, përmendet emri i Igli Tares
TIRANE-Bota e futbollit tronditet. Sipas gazetës italiane "Corriere della Sera", ish-lojtari i Milanit, Xhenaro Gatuzo dhe ish-lojtari i Lacios, Kristian Broki, janë përfshirë në rrjetën e hetimit të basteve. Gjithsej janë 20 të hetuar nga ana e policisë së Kremonës…
Ndaje

TIRANE-Bota e futbollit tronditet. Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, ish-lojtari i Milanit, Xhenaro Gatuzo dhe ish-lojtari i Lacios, Kristian Broki, janë përfshirë në rrjetën e hetimit të basteve.
Gjithsej janë 20 të hetuar nga ana e policisë së Kremonës, përfshirë këtu futbollistë dhe ish-futbollistë të shumtë, si dhe 30 ndeshje që dyshohet të jenë trukuar.
Burimi saktëson se akuza që rëndon ndaj Gatuzos dhe Brokit është ajo e veprës penale me qëllim mashtrimin dhe falsifikimin e rezultateve sportive. Policia ka kontrolluar prona të dy ish-lojtarëve, të cilët rezultojnë të lidhur me persona që konsiderohen si ndërmjetës mes futbollistëve dhe bastvënësve të shumave të mëdha.
Bëhet fjalë për 4 shtetas italianë, të arrestuar, që shpesh herë kanë shkuar në Milanelo, qendra e stërvitjes së ekipit kuqezi dhe që shpesh herë kanë shkëmbyer “smm” me Gatuzon.
Kjo ka ndodhur në shkurt të vitit 2012, kur janë luajtur ndeshjet e Milanit, Lacios dhe Juventusit, në të cilat ndërmjetësi Françesko Bazani ishte përpjekur të ndikonte.
Në listën e të dyshuarve të skandalit të trukimeve në Itali, ka dalë në qarkullim mediatik edhe emri i Igli Tares. Duhet saktësuar se për shqiptarin e Lacios nuk bëhet fjalë për një akuzë të drejtëpërdrejtë.
E përditshmja “Gazzetta dello Sport” shkruan se Tare ka pasur kontakte me një nga personat e arrestuar, Françesko Bazanin, i cili ka patur lidhje të rregullta me botën e futbollit, por bëhet fjalë thjesht për një kontakt indirekt.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.