Sporti Hyr

Sporti › Merkato

Eleminimi nga champions, Juventusi lagron 4 futbollistë ?

Nga Marchisio te Vucinic, nga Quagliarella te Giovinco, askush nuk e ka më vendin e sigurt tashmë që Juventusi nuk është më në mesin e skuadrave elitare të kontinentit. Grupi i Antonio Contes është në prag të një revolucioni ku…

·

Eleminimi nga champions, Juventusi lagron 4 futbollistë ?

Nga Marchisio te Vucinic, nga Quagliarella te Giovinco, askush nuk e ka më vendin e sigurt tashmë që Juventusi nuk është më në mesin e skuadrave elitare të kontinentit. 

Grupi i Antonio Contes është në prag të një revolucioni ku më të rrezikuarit janë ata që kanë treguar formë të dobët deri në këtë pjesë të sezonit dhe 4 emrat e sipërpërmendur janë më të shënjestruarit. 

Vidal dhe Pogba janë dy pikat e vetme të palëvizhshme të skuadrës së teknikut barez që planifikon t’i hedhë themelet pikërisht te këta dy elementë, prandaj shumë shpejt do të rinisin edhe bisedimet me agjentin e francezit për rinovimin e kontratës. 

Në këtë optikë, shoqëria ka nevojë për të holla kesh në arkat e saj dhe Marchisio është shënjestra më e lakmuar, jo vetëm nga rivalët në Itali por edhe nga klube të mëdha jashtë gadishullit apenin.

Nga ana tjetër, edhe Vucinic, Quagliarella e Giovinco rrezikojnë jo pak sepse Juventusi nuk ka nevojë për një sulm të mbipopulluar, duke ditur edhe faktin që dyshja Llorente-Tevez është në mendimet fikse të Contes. 

Vlera aktuale e gjithë organikës bardhezi shkon deri në 325 milionë Euro, ndërsa pagat 115 milionë ku Tevez mban majën e piramidës me 5 milionë. 

Investimi në merkaton e verës arriti shifrat 44.8 milionë, një nga fushatat më të shtrenjta të Beppe Marotta, prandaj Juventusi po nxiton për ta shfryrë sa më parë këtë situatë për të mos vuajtur më pas borxhet e mbartura që mund të ndikojnë në merkaton e drejtuesve në të ardhmen. 

394 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?