Sporti Hyr

Sporti › Merkato

Inter, pronaret e rinj premtojne 3 blerje ne janar

Rosan Roeslani Perkasa, një nga dy ortakët e Erick Thohir që do të marrin së bashku paketën e mazhorancës së aksioneve zikaltër, bëri të ditur planet e pronarëve të rinj për të ardhmen e Interit.Ai garantoi blrejen e lojtarëve të…

·

Inter, pronaret e rinj premtojne 3 blerje ne janar

Rosan Roeslani Perkasa, një nga dy ortakët e Erick Thohir që do të marrin së bashku paketën e mazhorancës së aksioneve zikaltër, bëri të ditur planet e pronarëve të rinj për të ardhmen e Interit.

Ai garantoi blrejen e lojtarëve të mëdhenj që në janar si dhe një projekt afaktgjatë duke u shprehur: “Erick Thohir do të qëndrojë te Interi për shumë kohë, i pëlqen historia dhe familja zikaltër, dhe i ka premtuar Interit se do të krijojë një klub edhe më të fortë.

Ne do të bëhemi zyrtarisht pronarët e rinj të Interit në 15 nëntor, anëtarët e këshillit administrativ do të jenë tetë, 5 na përkasin ne ndërsa 3 zgjidhen nga Moratti.

Nuk është e vërtetë që ka një opsion për riblerjen e klubit nga familja Moratti, pasi 70 përqëindëshi ynë i kuotave mbulon të gjitha asetet e Interit përfshirë këtu dhe qendrën sportive Apiano Gentile”.

Për sa i përket merkatos Roeslani dha një lajm vërtet entuziazmues për tifozët zikaltër duke deklaruar se pronarët e rinj do të blejnë që këtë sezon një deri në 3 lojtarë të mëdhenj në mënyrë që skuadra të arrijë një ndër vendet e para të klasifikimit që garantojnë pjesëmarrjen në Champions League.

Për sa i përket kapitenit Zaneti, Roeslani u shpreh se argjentinasi do të bëhet pjesë e stafit menaxhues të Interit sapo të tërhiqet nga futbolli, Morati do të vazhdojë të qëndrojë president edhe për një ose dy vjet të tjerë, ndërsa do të vlerësohet pozicioni i drejtorit të merkatos Branka që sipas tij ka shitur disa futbollistë të rinj të shkëlqyer që kanë potencialin për tu bërë të mëdhenj në të ardhmen.

518 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?