10 ditë vendimtare për të ardhmen e Interit
10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Interit. Shoqëria zikaltër ndodhet në një moment delikat, kur përvec ndryshimeve në kupolën drejtuese pritet të zyrtarizohen disa blerje të rëndësishme. Një shpërthim në merkato vetëm ditët e…
Ndaje

10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Interit. Shoqëria zikaltër ndodhet në një moment delikat, kur përvec ndryshimeve në kupolën drejtuese pritet të zyrtarizohen disa blerje të rëndësishme.
Një shpërthim në merkato vetëm ditët e fundit, do ta shndërronte skuadrën zikaltër një pretendente serioze për titullin e Serisë A, edhe pse Juventusi, Napoli duken ndjeshëm favoritë edhe këtë sezon.
Mbetet gjithcka e hapur për Islan, ndërsa dhurata më e bukur për tifozët ziklatër pritet të jetë Samuel Eto, eksperienca e të cilit te Anzhi është drejt fundit.
Taider I Bolonjës dhe sulmuesi i Romës Osvlado, janë gjithashtu objektiva reale në merkato. Do të jenë 10 ditë të bekuara apo të mallkuara?
Gjithcka do të mësohet pas ndeshjes së Kupës së Italisë me Citadelën, që do të zhvillohet më 17 gusht. Fillimisht do të zgjidhen problemet e shoqërisë, me Erik Tohir që pritet të blejë shumicën e aksioneve, për të hapur më pas thesin për merkaton.
Manjati indonezian shkeli për herë të fundit në Itali më 26 korrik, por mund të rikthehet shumë shpejt nëse tratativat mbyllen sikurse është parashikuar brenda këtij muaji.
Studiot ligjore të të dyja palëve do të rinisin kontaktet intensive më 19 gusht, për ta mbyllur përfundimisht një marrëveshje që do të hapë një epokë të re tek Interi.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.