Rebelohet Gareth Bale: Nuk luaj më për Tottenham-in
Pas rrëfimit me kryeredaktorin e të përditshmes "AS", se dëshiron transferimin në Madrid, një tjetër deklaratë e Gareth Bale largon futbollistin gjithmonë e më shumë nga "White Hart Lane". Futbollisti uellsian që për momentin nuk është i grumbulluar me londinezët…
Ndaje

Pas rrëfimit me kryeredaktorin e të përditshmes “AS”, se dëshiron transferimin në Madrid, një tjetër deklaratë e Gareth Bale largon futbollistin gjithmonë e më shumë nga “White Hart Lane”.
Futbollisti uellsian që për momentin nuk është i grumbulluar me londinezët për startin e sezonit të ri, siç raportojnë mediat angleze mësohet se i ka bërë të ditur shokëve të tij të skuadrës te Tottenhami se nuk do të kthehet për të luajtur me Spërsat”.
Gjithashtu dhe futbollistë të kombëtares uellsiane, bëjnë të ditur se Bale është i zemëruar me Tottenham pasi klubi nuk po e lejon të transferohet në “Santiago Bernabeu”, ashtu siç kishin rënë dakort në përfundim të kampionatit të kaluar.
Madje dhe përpjekjet e trajnerit Villas-Boas, me të cilin sezonin e kaluar kanë qënë shumë miq dhe jashtë fushe nuk e kanë bindur futbollistin që të bashkohet në stërvitje me ekipin.
Gjithsesi kjo situatë pritet të zgjidhet përfundimisht këtë të Enjte, kur uellsiani do të takohet me presidentin e skuadrës nga Londra Veriore, Levi, ku do t’i kërkojë këtij të fundit ta lërë të lirë të transferohet te Reali i Madridit.
Për më tepër Bale do të përpiqet ta bindë që të pranojë një ofertë më të ulët se 100 milionë Euro, duke qënë se presidenti i madrilenëve, Florentino Perez ditë më parë theksoi se kjo shumë është e tepruar dhe për një futbollist si britaniku.
Tashmë fjalën e fundit e ka Levi, i cili ndoshta mund të tolerojë pasi një kokë me kokë me futbollistin në këto momente do të bënte që ylli i ekipit të luante pa dëshirë në sezonin e ri dhe vlera e tij të ulej ndjeshëm për një shitje të mundshme në të ardhmen.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.