Sporti
17°Tiranë
Hyr

Sporti › Europa League

Kukësi thyen rekordin e klubeve shqiptare në Europë

Kukësi arrin të bëjë histori, duke u shndërruar në ekipin e parë shqiptar që arrin të kualifikohet në tre ture të kompeticioneve europiane duke thyer keshtu rekordin qe mbahej nga Flamurtari i Vlores. Asnjë ekip shqiptar më parë nuk kishte…

·

Kukësi thyen rekordin e klubeve shqiptare në Europë
Kukësi arrin të bëjë histori, duke u shndërruar në ekipin e parë shqiptar që arrin të kualifikohet në tre ture të kompeticioneve europiane duke thyer keshtu rekordin qe mbahej nga Flamurtari i Vlores.

Asnjë ekip shqiptar më parë nuk kishte arritur të kalonte tre ture, por ja që kuksianët e kanë bërë realitet. Edhe pse janë mundur 0-1 nga Metalurg Donjecku i Ukrainës, falë fitores 2-0 në Tiranë në ndeshjen e parë, Kukësi arrin të kualifikohet për në “play-off” të Europa League.

Për të arritur deri tek ky sukses, kuksianët përballuan jo vetëm kohën e rregullt të takimit, por edhe tetë minuta shtesë të luajtura arbitrarisht, pas dhënies së pesë të tillave nga gjyqtari i katërt.

Me fitoren 2-1 me rezultat të përgjithshem, verilindoret mund të synojnë tashmë kundershtarë të medhenj si Tottenham, Udinese apo Fiorentina, në “play-off” të Europa League, ku pas eliminimit nga Champions League në raundin e tretë, do të jetë pjesëmarrës edhe Skëndërbeu.

Nderkohe, Federata Shqiptare e Futbollit, nepermjet sekretarit te saj te pergjithshem, lajmeroi se do t'i akordoje Kukesit si shperblim per kalimin e turit shumen e 100 mije eurove.

725 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?