Kukësi, ndaj Metalurg Donetsk për të vazhduar ëndrrën
Kukësi ka shansin të mbajë lart flamurin shqiptar në kompeticionet evropiane, kjo të paktën edhe për një javë. Surpriza e sezonit të kaluar, por padyshim krenaria e një kombi të tërë do të përballet në mbrëmje me Metalurg Donetsk, me…
Ndaje

Synimi i nënkampionëve të vendit sigurisht është të mbajnë gjallë shpresat pas përfundimit të 90 minutëshit të parë, dhe në Qemal Stafa mundësitë janë që të paktën skuadra të mos pësojë gol.
Kalimi i dy tureve, dicka që më parë në shqipëri e ka bërë vetëm flamurtari i madh, ka hapur oreksin e Kukësit, që kërkon të vërë në jetë moton, “Kurrë mos thuaj kurrë”. Për të arritur këtë objektiv sigurisht që duhet shumë punë dhe mbi të gjitha edhe pak fat.
Natyrisht që në stadium të gjithë do të mbështesim Kukësin, pavarësisht nëse është pjesë e skuadrës sonë të zemrës apo jo. Mbi të gjitha hirushja e një sezoni më parë, na përfaqëson denjësisht dhe kjo u pa për entuziazmin që sollën rezultatet e arritura prej tyre. Kënaqësia që dhuroi formacioni i Armando Cungut ishte i njëjtë me atë që po na përcjell kombëtarja shqiptare në këtë edicion të eleminatoreve të botërorit Brazil 2014.
Sigurisht që të gjithë nuk kërkojnë të shohin futboll tërheqës, pasi jemi të vetëdijshëm që Kukësi nuk është Barcelona, por të paktën të arrijmë rezultatin e duhur, për të parë për herë të parë në fazën play of një skuadër shqiptare që shkon atje duke u nisur nga turi i parë, por që njëkohësisht do t'i bashkangjitet Skënderbeut, nëse këta të fundit nuk arrijnë kualifikimin në Champions League.
Dhe sigurisht që urimi i shqiptarëve është për një rezultat pozitiv, por mbi të gjitha një paraqitje dinjitoze, larg thashethemeve dashakeqe që rrethojnë skuadrat tona në sfidat evropiane.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.