Sporti
17°Tiranë
Hyr

Sporti › Europa League

Kukësi bën ëndrrën realitet, kalon në raundin e tretë të E. League

Kukësi përsërit Flamurtarin e famshëm të viteve 80-të. Në debutimin e saj europian, skuadra verilindore arrin të kualifikohet në raundin e tretë të Europa Ligë duke eleminuar dhe boshnjakët e Sarajevës. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu siguroi kalimin në…

·

Kukësi bën ëndrrën realitet, kalon në raundin e tretë të E. League

Kukësi përsërit Flamurtarin e famshëm të viteve 80-të. Në debutimin e saj europian, skuadra verilindore arrin të kualifikohet në raundin e tretë të Europa Ligë duke eleminuar dhe boshnjakët e Sarajevës. 

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu siguroi kalimin në raundin tjetër, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e kthimit, ndërkohë që në ndeshjen e parë kishte fituar 3-2.

Ekipi shqiptar bëri një ndeshje heroike në transfertë ku dhe pse kundërshtari ishte superior në lojë, arriti falë zemrës dhe forcës së karakterit të mbajë të paprekur portën e Halilit. 

Ky I fundit madje në minutën ishte heroi ndeshjes, jo vetëm për pritjet e realizuara por gjithashtu dhe për faktin se arriti të presë një 11-metërsh në minutën e 68-të. 
Skuadra kuksiane me këtë barazim kalon tashmë në raundin e tretë ku do të përballet me ukrainasit e Metalurg Donetsk.

580 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?