Europa League, Kukësi në Sarajevë për ëndërren europiane
Historia evropiane e Kukësit kalon nga Sarajeva, aty ku nënkampionët e vendit janë me misionin për të ruajtur avantazhin e krijuar nga ndeshja e parë në Qemal Stafa. Surpriza më e këndshme e futbollit shqiptar në sezonin e kaluar ka…
Ndaje

Historia evropiane e Kukësit kalon nga Sarajeva, aty ku nënkampionët e vendit janë me misionin për të ruajtur avantazhin e krijuar nga ndeshja e parë në Qemal Stafa.
Surpriza më e këndshme e futbollit shqiptar në sezonin e kaluar ka mundësinë të mbajë gjallë ëndrrën, kualifikimin në turin e tretë të Europa Ligë, për të përsëritur suksesin unik të Flamurtarit të viteve 80.
Fitorja 3-2 një javë më parë lë gjithcka të hapur, por mund të japë optimizëm dhe qetësi në prag të një sfidë të nxehtë sic është ajo në Sarajevë ndaj skuadrës me të njëjtin emër.
Nënkampionët e vendit do të jenë të vetëm në një ambient të nxehtë, pa përkrahjen e tifozëve në një stadium që të fut frikën nga mbështetja që i jep publiku vendas ekipit të vet. Megjithatë gjithcka është marë parasysh dhe pavarësisht se Kukësi është një skuadër debutuese në Europë, shumica e futbolistëve kanë provuar disa herë aventurën në kompeticionet evropiane.
Trajneri Armando Cungu do të bëjë vetëm një ndryshim në krahasim me ndeshjen e parë, pasi rikthehet kapiteni Hallaci, i cili mund të zërë vendin e tij në të majtë të mbrojtes. Argjentinasi Malacarne do të spostohet në qendër duke lënë jashtë formacioni Malotën.
Gjithashtu pritet të ndryshojë edhe rreshtimi i skuadrës, pasi Kukësi mund të luajë me një 4-2-3-1, ku përpara mbrojtjes në krah të Karabecit do të vendoset Alikaj. Ndërkohë në sulm nuk ndryshon asgjë me Popovic që do të mbështetet nga Progni, Allmuca dhe Hoxha.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.