Sporti Hyr

Sporti › Merkato

Milani pranë talentit të Fiorentinës Adem Ljajiç

Një vit pasi siguroi shërbmet e Ricardo Montolivos, Milani trokët sërish në dyert e Fiorentinës për një tjetër futobollit me kontratë drejt skadimit. Sipas prestigjiozes italiane "Gazzetta Dello Sport", interesimi i kuqezinjve për Adem Ljajiç ka avancuar deri në kontakte…

·

Milani pranë talentit të Fiorentinës Adem Ljajiç

Një vit pasi siguroi shërbmet e Ricardo Montolivos, Milani trokët sërish në dyert e Fiorentinës për një tjetër futobollit me kontratë drejt skadimit. Sipas prestigjiozes italiane “Gazzetta Dello Sport”, interesimi i kuqezinjve për Adem Ljajiç ka avancuar deri në kontakte me sulmuesin serb. 

Madje besohet se palët kanë arritur marrëveshjen. Topi kalon në fushën e Fiorentinës, të cilës I mbeten vetëm dy zgjidhje: të bisedojë me Milanin, ose të lejojë largimin e Ljajiç pas një viti me parametër zero. 

Për familjen De La Vale mund të përsëritet e njëjta situatë si ajo e dy viteve më parë me Montolivon. 

Edhe Ljajiç u ka komunikuar nëpërmjet telefonit drejtuesve toskanë se nuk dëshiron ta rinovojë kontratën, ose më saktë e pranoi rinovimin por me dyfishin e rrogës, që është një sinjal I qartë lamtumirë.

Administratori I deleguar I Milanit, Adriano Galliani, është shprehur se mund të mendojë për sulmuesin vetëm kur ai të jetë I lirë, por mund të ulet në tryezën e bisedimeve me klubin vjollçë nëse largohet Robinho. 

Oferta e parë e Gallianit mendohet se do të vërtitet nga 4 deri 5 milionë Euro, ndërsa Fiorentina kërkon të paktën 10 milionë. S

ikurse ndodh gjithmonë në këto raste, të dyja palët mund të lëshojnë për të gjetur një pikë të mesme. Në çdo rast, transferimi I Ljajiç te Milani duket i shkruar, nëse jo tani, sezonin e ardhshëm.

426 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?