Ancelotti te Reali brenda 24 orësh?
Real Madridi pritet ta konfirmojë Carlo Ancelottin si trajner të skuadrës brenda ditës së hënë – njofton Sport.Sipas gazetës spanjolle, menaxheri gjeneral i Los Blancos, Jose Angel Sanchez, ka qëndruar në Katar për tri ditë për të negociuar lirimin e…
Ndaje

Real Madridi pritet ta konfirmojë Carlo Ancelottin si trajner të skuadrës brenda ditës së hënë – njofton Sport.
Sipas gazetës spanjolle, menaxheri gjeneral i Los Blancos, Jose Angel Sanchez, ka qëndruar në Katar për tri ditë për të negociuar lirimin e strategut italian nga Paris Saint-Germaini.
Për më shumë, presidenti i Florentino Perez të shtunën është takuar në Madrid me agjentin e trajnerit, Ernesto Bronzetti, për të diskutuar kalimin e tij në Bernabeu.
Reali do të fillojë përforcimin e skuadrës, pasi që 54-vjeçari të angazhohet si trajner. Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani dhe mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, janë dy kërkesat e Ancelottit.
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.