Lajme Hyr

Lajme › Politike

Zbulohet oferta e fundit e Ramës për Bashën

Zbulohet oferta e fundit e Ramës për Bashën

Kreu i PS-së Edi Rama mësohet ka vënë në tavolinë ofertën më të fundit. Ai ofron shtyrjen e zgjedhjeve deri në fund të korrikut dhe 6 ministri kreut të PD-së, Lulzim Basha. Këtë e konfirmojnë burime brenda grupit parlamentar të…

·

Kreu i PS-së Edi Rama mësohet ka vënë në tavolinë ofertën më të fundit.

Ai ofron shtyrjen e zgjedhjeve deri në fund të korrikut dhe 6 ministri kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Këtë e konfirmojnë burime brenda grupit parlamentar të PD-së për “Panoramën” ku edhe po diskutohet oferta e fundit.

Por gjithsesi votimi i ligjit të vettingut ngelet nga ana tjetër një kusht i pa negociushëm për kryeministrin Rama.

Kjo ofertë vjen pas konsultimit  të PD-së me ndërkombëtarët, Joseph Daul, kreu i grupit të PPE-ve dhe me komisioneri Hahn.

Pritet që oferta të diskutohet edhe nesër me kryeministrin Rama në tryezën e thirrur nga Presidenti Nishani.

Nderkohe, kreu i PD-se, Lulzim Basha po e diskuton oferten me grupin e tij parlamentar. Nuk dihet ende se çfare vendimi do të marrë.
 

352 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?